njoftime Njoftime FE Njoftime FSHH Njoftime FSHP Njoftime FSHT

Njoftim “Për aplikimet per reduktimin 50% të pagesës së tarifës së shkollimit për studentët që ndjekin studimet në programet e ciklit të dytë të studimeve, në vitin akademik 2022 – 2023″

PËR APLIKIMET PER REDUKTIMIN 50% TË PAGESËS SË TARIFËS SË SHKOLLIMIT PËR STUDENTËT QË NDJEKIN STUDIMET NË PROGRAMET E CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE,

 NË VITIN AKADEMIK 2022 – 2023″

 

Në mbështetje të Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, VKM Nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret per ulje te tarifes vjetore te studimit ne programet e Ciklit te dyte te studimeve ne IAL-te publike”, njoftojmë se :

Studentët që studiojnë në Universitetin “Ismail Qemali” në Ciklin e Dyte te studimeve, për vitin akademik 2022-2023 mund te perfitojne reduktim  50% te tarifes se studimeve nese plotesojne kriret e meposhtme dhe dorezojne dokumentacionin vertetues.

 

KATEGORITE PERFITUESE:

 

  1. Studente ekselente, qe fillojne vitin e pare te studimeve Master ne IAL publike dhe kane perfunduar Ciklin e pare te studimeve ne IAL publike me note mesatare vjetore 9 (nente) deri ne 10 (dhjete) ose Studentet qe rezultojne me noten mesatare 9 (nente) deri ne 10 (dhjete) te regjistruar ne vitet pas te parit dhe kane shlyer te gjitha detyrimet akademike te parashikuara per vitin paraardhes.
  2. Studentë me aftësi të kufizuara,vertetuar me vendim te Komisionit Mjeksor te Caktimit te Aftesise per Pune .
  3. Studentë, fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  4. Studentë familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore.
  5. Studentë deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve.
  6. Studentëtqë kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.
  7. Studentë deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë.
  8. Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
  9. Studentët romë dhe ballkano – egjiptianë te konfirmuar te tille nga ministria pergjegjese per mbrojtjen sociale.
  10. Studentët fëmijë të ish – të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.
  11. Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore.

 

Dokumentacioni pranohet brenda dates 30 Dhjetor 2022.

Formulari i aplikimit i cili ju informon edhe per dokumentacionin qe duhet te dorezoje studenti  mund te shkarkohet ketu.

Dokumentacioni i përgatitur sipas formularit përkatës të dorëzohet nga vetë studenti prane Zyres se Studentit ne fakultetin perkates.