njoftime Thirrje

FTESË PËR PJESËMARRJE NË JAVE NDËRKOMBËTARE TË STAFIT  (17 – 21 TETOR 2022)

Universiteti Aristoteli i Selanikut ju fton përzemërsisht në Javën e tij të 11-të të Trajnimit të Stafit Erasmus: Qëndrueshmëria dhe Arsimi i Lartë: Transformimi Dixhital dhe Qëndrueshmëria Mjedisore, e cila do të mbahet në Selanik, nga data 17 deri më 21 tetor 2022.

Qëllimi kryesor i Javëve të Trajnimit të Stafit që mbahen çdo vit në Universitetin Aristotele të Selanikut është zgjerimi dhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet tona partnere, shkëmbimi i përvojave tona mbi ndërkombëtarizimin dhe lehtësimi i rrjetëzimit dhe krijimit të partneriteteve të reja. Pjesëmarrësve do t’u jepet mundësia të mësojnë nga përvojat dhe praktikat e mira të institucioneve partnere dhe të fokusohen në diskutimet përkatëse, të tilla si shkëmbimi i ideve për nxitjen e lëvizshmërisë së studentëve dhe stafit, prezantimi i universiteteve të tyre të origjinës, si dhe strukturat dhe praktikat e punës, eksplorimi dhe diskutimi tema të veçanta me interes etj.

GJUHA: Anglisht

GRUPI I SYNUAR:

Java e Trajnimit të Stafit Erasmus u drejtohet të gjithë kolegëve të interesuar nga IAL-të (anëtarë të stafit të zyrave te maredhenieve me jashte, anëtarë të fakultetit, anëtarë të stafit të TI-së) që punojnë në fushat e mëposhtme:

  • Lëvizshmëritë e Programit Erasmus+
  • Programi Ndërkombëtar i Mobilitetit të Kredive Erasmus+
  • Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë
  • Shërbimet e Studentëve

Për më shumë informacion rreth mënyrës së aplikimit dhe cdo informacion tjetër të nevojshëm, ju lutemi vizitoni: https://eurep.auth.gr/en/staff/training/estw/11th

Periudha e aplikimit do të jetë prej 19 Korrik- 5 Shator 2022 

  • Për cdo pyetje lidhur me aplikimin tuaj mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!