njoftime Thirrje

Thirrje e hapur për bursë individuale pranë Universitetit Anadolu, Turqi

Sistemi i Hapur i Arsimit të Universitetit Anadolu feston këtë vit 40-vjetorin e krijimit të tij. Në celebrim të këtij eventi, Universiteti i Anadolut (AU) do të ofrojë bursa për studiues në mbarë botën. Këto bursa do të jenë një mundësi e shkëlqyeshme për studiuesit që të kryejnë kërkime të pavarura në fushën e të Mësuarit të Hapur dhe në Distancë (Open and Distance Learning ODL).

Kandidatët do të aplikojnë individualisht dhe do të përzgjidhen nga UA. Programi do të zhvillohet në anglisht dhe është parashikuar të zgjasi 3 muaj në 2022 ose 2023 (me të drejtë shtyrje nëse është e nevojshme). Aplikantët preferohet të aplikojnë për Programin në fjalë të paktën 3 muaj përpara datës së fillimit të bursës.

Për t’u kualifikuar për Bursën Individuale të Universitetit të Anadolut, aplikantët duhet të kenë:

– Diplomë doktorature

– Përvojë kërkimore në fushën e të Mësuarit të Hapur dhe në Distancë

– Eksperiencë në kërkimore shkencore

– Njohuri të mirë të gjuhës angleze

Universiteti i Anadolut do të sigurojë:

-Një partner kërkimor midis stafit akademik të UA

-Akomodim

-Vaktet ditore dhe/ose shtesa ditore për të mbuluar vaktet

-Zyre/ambjent pune me akses ne internet

-Qasje në burimet e bibliotekës së Universitetit/qendrën e IT-së

Shpenzimet e udhëtimit, siguracionit shëndetësor dhe të vizës nëse është e nevojshme, do të mbulohen nga vetë aplikanti.

Për më shumë informacion ju lutem referojini linkut të mëposhtëm si dhe fletpalosjes bashkëlidhur:

https://international.anadolu.edu.tr/en/fellowships-6

Fellowships_IND (1)