njoftime Thirrje

Sesion informues mbi bursat për Masterat e Përbashkët ERASMUS MUNDUS

 

A jeni studentë i UV-së?

Dëshironi të aplikoni për bursë për një cikël të plotë studimi Master Erasmus Mundus?

Atëherë jeni në vendin e duhur!

Zyra Kombëtare Erasmus + ju fton në sesionin online informues për studentët që duan të aplikojne për master-at e përbashkët Erasmus Mundus.

Takimi online zhvillohet në datën 3 Dhjetor 2021, në orën 14.00-15.00!

Programi Erasmus Mundus mundëson kryerjen e një programi master, vetëm me kohë të plotë, në dy ose më shumë universitete evropiane me bursë Erasmus +. Diploma që lëshohet në fund të studimeve është diplomë e përbashkët që njihet nga të gjitha universitetet evropiane. Bursat Erasmus + mbulojnë të gjitha shpenzimet, përfshirë transportin, qëndrimin, pagesën e regjistrimit, sigurimin e jetës, kostot e vizës, etj.

Për të qënë pjesëmarrës në sesionin informues klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://teams.microsoft.com/l/meetup-join/19%3ameeting_MDBhNDhhZGUtOTMzMS00NWQ3LWE3ODAtZDg3ZmI4NWFiN2Rm%40thread.v2/0?context=%7b%22Tid%22%3a%2249e0c291-85cd-4261-a670-ec1f5e827d1e%22%2c%22Oid%22%3a%227892e414-4560-4597-a407-41340b069053%22%7d