njoftime Thirrje

Bursa Erasmus + për studentë në Universiteti Stefan cel Mare i Sucevës (Ștefan cel Mare University of Suceava) në Rumani.

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility nga Universiteti Stefan cel Mare i Sucevës (Ștefan cel Mare University of Suceava) në Rumani.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Stefan cel Mare të Sucevës në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për mobilitet studimi.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i mobiliteteve për studim: 2 (dy)

Periudha e mobilitetit: Semestri Pranverë 2022

Kosto e udhëtimit: 275 Euro

Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut         https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Bursa mujore: 800 EUR/muaj

 Kriteret për aplikantët:

  • Të jetë student Bachelor (përjashtohen studentët e vitit të parë).
  • Të jetë student Master.
  • Të jetë i fushave: Drejtësi, Menaxhim Turizmi (BCH), Ekonomiks (BCH), Informatikë, Shkenca kompjuterike dhe Teknologji Informacioni.
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B1 ose të zotërojnë mirë gjuhën që zhvillohen programet e studimit në universitein pritës.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’ duke respektuar shpërndarjen e barabartë të numrit të bursave për çdo program studimi (1 bursë/program) sipas fushave të mëposhtme:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore.
  • Pjesëmarrja në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.

Kritere të tjera shtesë:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Në rastet kur mungojnë aplikime për çdo program studimi bursat e mbetura do të shpërndahen mes aplikantëve duke respektuar meritën akademike.

Procedura e përzgjedhjes së studentëve:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  2. Studentët fitues do të njoftohen prej SPMJ në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. UV përcjell listën e studentëve të nominuar pranë Universitetit Stefan cel Mare.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1 (nëse e dispononi).
  • Letër motivimi.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtëme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 06/12/2021.

Më shumë informacion rreth Universitetit Stefan cel Mare të Sucevës mund të vizitoni website: https://usv.ro/

Për informacion mbi programet e studimit që ofrohen në gjuhë angleze, lutemi referohuni link-ut: https://relint.usv.ro/erasmus-students/incoming-mobilities/

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kredite të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me përgjegjësin e departamentit sipas fushave respektive si më poshtë vijon:

Ose

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR STUDENT Suceava