Në kuadër të projektit “Platformat e mësimdhënies online dhe ndikimi i tyre mbi lirinë akademike dhe të drejtën për arsim”, në datën 10 dhjetor 2021 në Fakultetin e Shkencave Humane, zhvillohet workshop-i me po të njëjtin titull. Janë të ftuar të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje të paraqesin propozimet e tyre për prezantime në formatin poster në adresën ldpfsh@gmail.com brenda datës 25 nëntor 2021. Propozimet mund të jenë në një nga këto dy gjuhë: shqip ose anglisht për çdonjërën nga seksionet tematike të workshop-it si më poshtë vijon:
– Liria akademike dhe metodat e mësimdhënies;
– E drejta për arsimim dhe aksesi online;
– Kufizimi i të drejtave në kushtet e gjendjes së emergjencës.
Aktiviteti do të realizohet me prezencë fizike në respektim të masave dhe rregullave anti-COVID.