njoftime Thirrje

Bursat austriake për vitin akademik 2022/23 

Ministria Federale e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit njofton se për vitin akademik 2022/23 do të vihen në dispozicion përsëri bursa për studentët, të diplomuarit dhe shkencëtarët.

Thirrjet për aplikim gjenden në databazën e të dhënave austriake për bursa në www.grants.at në (gjermanisht dhe anglisht).

Përveç bursave nga Ministria Federale e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit, në të gjithashtu gjenden informacione në lidhje me programet e granteve dhe bursave të institucioneve të tjera austriake.

Programet individuale të bursave ofrohen sipas kushteve përkatëse për vendet e origjinës. Detajet mbi këto programe mund të gjenden në shënimet përkatëse në databazën e të dhënave të bursave www.grants.at.

Shuma e përgjithshme e bursave që do të jepen nga Ministria Federale e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit në vitin akademik 2022/23 është 1,000 muaj bursash.