Aktivitete njoftime

Ftesë në panairin virtual CBHE 26-27 Tetor 2021

Zyrat Kombëtare Erasmus+ dhe Agjencia Ekzekutive e Arsimit dhe Kulturës Evropiane (EACEA) ju ftojnë të merrni pjesë në Panairin virtual të projekteve CBHE i cila do të organizohet online më 26-27 Tetor 2021.

Panairi Virtual do të shfaqë rezultatet nga 100 projekte CBHE të zbatuara në 65 vende të ndryshme midis viteve 2015 dhe 2018 si dhe do të ofrojë sesione trajnimi se si një projekt CBHE mund të mbështesë sektorin e Arsimit të Lartë në vendet Partnere.

Gjatë të dy ditëve të panairit, do të ketë gjithashtu mundësi rrjetëzimi për të biseduar me aktorë të tjerë të Arsimit të Lartë si dhe për të kontaktuar me folësit dhe prezantuesit.

Për më shumë informacion mbi panairin virtual të projekteve gjeni bashkëlidhur këtij njoftimi broshurëne e eventit.

Për t’u bërë pjesë e panairit virtual klikoni në linkun e mëposhtëm: https://www.surveymonkey.com/r/RX27YBZ

Panairi virtual CBHE do të transmetohet edhe përmes mediave sociale, duke përfshirë një faqe të dedikuar në Facebook Page dhe YouTube Channel.

 

CBHE Virtual Fair Booklet