Aktivitete njoftime

Panairi i projekteve Erasmus+2021

Në kuadër të ditëve Erasmus+ 2021, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë do të organizoj në datën 21 Tetor aktivitetin e panairit të projekteve, i cili do të sigurojë një vitrinë të projekteve Erasmus+ në zbatim nga UV.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është promovimi dhe përhapja e aktiviteteve, qëllimeve dhe rezultateve të projekteve, për të sjellë së bashku të rinjtë, qytetarët, mediat dhe aktorët lokalë dhe për të siguruar angazhimin e tyre në zbatimin e projekteve si dhe për të rritur ndërgjegjësimin e komunitetit në lidhje me përfitimet dhe ndikimin e madh të këtyre projekteve drejt përmbushjes së nevojave të komunitetit.

Krahas projekteve të financuar prej programit Erasmus+, në këtë aktivitet do të jenë pjesë dhe projekte të  financuar prej programeve si IPA, ADRION etj.

Ky aktivitet është regjistruar tashmë dhe e gjeni online në linkun:

https://www.erasmusdays.eu/event/projects-fair-exhibition-strengthening-capacity-empowering-community-the-case-of-erasmus-projects-at-uv/