[:sq]Shkolla Verore Ndërkombëtare mbi Nanoteknologjinë[:]

njoftime Thirrje

[:sq]Insituti i Nanoteknologjisë dhe Burimeve Alternative të Energjisë në Universitetin Ovidius të Kostancës në Rumani do të organizojë në periudhën 20 – 24 Shtator 2021, Shkollën Verore Ndërkombëtare mbi Nanoteknologjinë me temë “Nanomaterialet dhe Nanoteknologjia për Sistemet e Avancuara të Energjisë”.

Tema e shkollës verore është qasja holistike në zhvillimin e sistemeve të avancuara të energjisë “të sigurta-nga-dizajni” që integrojnë nanomateriale dhe nanoteknologji për përmirësimin e performancës, zvogëlimin e ndikimit në mjedis dhe zëvendësimin e materialeve kritike. Sistemet e avancuara të energjisë i referohen qelizave të karburantit, konvertuesve termoelektrikë, paneleve diellore hibride dhe reaktorëve elektro-opto-kimikë.

Më shumë informacion e gjeni në linkun:

https://bsun.org/media/CONCEPT_2021-IEEE-Summer-School-on-Nanotechnology-Romania.pdf

Regjistrimin mund ta kryeni nëpërmjet linkut:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSezEHWUKiFulSSVCu1XleaAcWsCRGmNUyBv0tOs-jUMDilIkQ/viewform

[:]