njoftime

[:sq]Pozicion Vakant BALFIN Group[:]

[:sq]Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni:              Call Center Agent

Departamenti:         Hospitality

Vendndodhja:          Palasë / Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit:

Call Center Agent është përgjegjës për përgjigjen e telefonatave të klientëve, për të marrë porositë e tyre mbi shërbimin e buggy, për t’iu përgjigjur pyetjeve që kanë klientët, për të siguruar informacion dhe për të trajtuar ankesat në lidhje me shërbimiet që ofrohen.

 Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgjigjet në mënyrë profesionale ndaj telefonatave të klientëve;
  • Përgjegjës për informimin e shoferëve të bugyy-ve për klientët që kanë kërkuar shërbimin;
  • Trajton dhe zgjidh të gjitha ankesat e klientëve në lidhje me shërbimin buggy;
  • Ndjekja e telefonatave të ndërlikuara të klientëve;
  • Detyra të tjera të caktuara.

Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperienca pune në marrëdhënie me klientët.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Njohës i/e mirë i gjuhës angleze;
  • Në gjendje të reagojë në mënyrë efektive dhe të ruajë qetësinë në raste emergjente.
  • Në gjendje të ruajë konfidencialitetin e klientit.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre  dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt: Call Center Agent.

Afati i dorëzimit: 31/07/2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

 

Publikimi Pozicion Vakant Call Center Agent[:]