njoftime

[:sq]Njoftim për Plotësimin e Pyetësorit për Vlerësimin e Shërbimeve ndihmës-akademike dhe Administrative [:]

[:sq] 

Të dashur studentë,

A e dini se tanimë ju mund të vlerësoni edhe shërbimet ndihmës akademike dhe administrative që merrni në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë?!

Nëse gjatë vitit akademik ju keni marrë së paku një herë shërbim në sekretarinë mësimore, në zyrën e studentit, në bibliotekë, zyrën e projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë, ju lutemi vlerësoheni këtë eksperiencë.

Të tjera aspekte që ju mund të vlerësoni nëpërmjet pyetësorit janë infrastruktura e institucionit, laboratorët, mjetet didaktike etj.

Jeni të lutur ti kushtoni pak minuta plotësimit të pyetësorit në llogarinë tuaj personale në UVMS.

Opinioni juaj është shumë i rëndësishëm për të përmirësuar më tej shërbimet ndihmës akademike dhe administrative në UV.

Shënim: Për të plotësuar pyetësorin është e domosdoshme të jeni njëkohësisht të loguar edhe në llogarinë tuaj personale me domain @univlora.edu.al. (emër.mbiemër@univlora.edu.al).[:]