njoftime

[:sq]Urim i Rektorit të UV, Prof. Dr. Roland Zisi për festën e Kurban Bajramit.[:]

[:sq]Të dashur studentë, pedagogë dhe personel administrativ të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë!

Të dashur qytetarë të Vlorës dhe rajonit!

Ju uroj nga zemra, të gjithë besimtarëve muslimanë, për shumë vjet, gëzuar Kurban Bajramin.

Kjo festë, e cila me simbolikën e saj  promovon për të gjithë ne, parimet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me paqen, në nivel personal dhe shoqëror është një moment i rëndësishëm në rrugën e njeriut drejt përsosmërisë që i kërkon besimi dhe qytetaria.

Për këtë arsye i uroj nga zemra të gjithë ata që e festojnë këtë festë, t’a kalojnë bukur dhe që kjo festë të jetë një gëzim për të sotmen dhe të ardhmen.

Gëzuar Kurban Bajramin! Sa më shumë të mira dhe suksese për ju dhe familjet tuaja!

Miqësisht

Rektori i UV
Prof. Dr Roland Zisi[:]