Bursa Erasmus + për student në Universitetin e Klagenfurt (The University of Klagenfurt) në Austri.

njoftime Thirrje

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Klagenfurt (The University of Klagenfurt) në Austri.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Klagenfurt (The University of Klagenfurt) në Austri hap thirrjen për mobilitete studentësh në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e UV-së, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (UK), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus+, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i bursave për studim: 6 (gjashtë)

Periudha e mobilitetit: Semestri Vjeshtë 2021

Bursa përfshin:

Kriteret për aplikantët:

  • Të jetë student i vitit të dytë/tretë në Bachelor.
  • Të jetë student Master.
  • Të jetë student i programeve të studimit të fushave: Cikli ulët, Parashkollor , Pedagogji e Specializuar, Gjuhet e huaja (Italisht, Anglisht), Gjuhë Shqipe , Letërsi.
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B1 ose të gjuhës që zhvillohen programet e studimit në (UK).

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore.
  • Prioritet më i ulët do t’u jepet atyre që kanë marrë pjesë më parë në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
  • Studentët do të përzgjidhen duke respektuar numrin e bursave për çdo program studimi (1 bursë/program). Në rastet kur mungojnë aplikime për çdo program studimi bursat e mbetura do të shpërndahen mes aplikantëve duke respektuar meritën akademike.
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.

Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:

  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje të pasaportës.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze niveli B1 minimalisht (nëse e dispononi). Përjashtim: Studentë që studiojnë në gjuhë angleze.
  • Letër motivimi.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtarë i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton se studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen:

ose

  • dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është data 10/06/2021.

Për tu njohur me kurset e ofruara në gjuhën angleze klikoni në lidhjen:

https://www.aau.at/en/study/courses/degree-programmes/

Më shumë informacion rreth Universitetit të Klagenfurt (The University of Klagenfurt) në Austri  klikoni në: https://www.aau.at/en/

Procedura e përzgjedhjes së studentëve:

  1. UV ngre një komision Ad-Hoc, i cili do të vlerësojë studentët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje si dhe skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’.
  2. Studentët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit Ad-Hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. UV përcjell listën e studentëve të nominuar pranë UK.
  5. Studentët e nominuar do të mbështeten nga SPMJ për të vazhduar më tej me procesin e aplikimit pranë UK.

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kredite të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Koordinatorët akademik të marëveshjes:

Prof. Asoc. Veneranda Hajrulla – veneranda.hajrulla@univlora.edu.al

Dr. Ilva Lamaj –    ilva.lamaj@univlora.edu.al

Prof. Asoc. Monika Hasani – monika.hasani@univlora.edu.al

ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën elektronike international@univlora.edu.al

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

Fact Sheet_AAU_10_20 (2)

Formular