Bursa Erasmus + për trajnim në kuadër të Projektit “Hybrid Education 4 Youth Workers” në Timisoara të Rumanisë

njoftime Thirrje

Thirrje për trajnim në kuadër të Projektit “Hybrid Education 4 Youth Workers” në Timisoara të Rumanisë

Në kuadër të projektit “Hybrid Education 4 Youth Workers” nën Erasmus+ KA1 Youth Workers initiative, ku Universiteti i Vlorës është partner projekti, organizohet më 25.06.2021-01.07.2021 në Timisoara të Rumanisë trajnimi mbi sipërmarrjen, ku do të marrin pjesë 18 përfaqësues nga 6 shtete partnere në projekt (Rumani, Republika Ceke, Turqi, Shqipëri, Maqedonia e Veriut dhe Greqi).

Aktiviteti përfshin zhvillimin e një programi trajnimi mbi shërbimet mbështetëse për zhvillimin e sipërmarrjes që mbulon temat e mëposhtme: Procesi i zhvillimit të sipërmarrjes – Aftësitë e jetës; Aftësitë e biznesit; Këshillim dhe Rrjetëzim.

Universiteti i Vlorës si partner projekti do të përfaqësohet në këtë trajnim me 3 anëtarë të saj.

Numri i bursave për trajnim: 3 (tre)

Kriteret për aplikantët:

Kandidatët duhet të jenë të rinj aktiv, staf i UV-së që kanë të paktën 1 vit përvojë pune pranë UV-së si dhe të jenë të interesuar dhe të motivuar për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushat e mbuluara nga projekti si dhe të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze. Aty ku është e mundur në përzgjedhjen e kandidatëve do të respektohet barazia gjinore.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Letër interesi që shpreh qartë objektivat tuaja për këtë trajnim
  • Kopje të pasaportës
  • Vërtetim punësimi
  • CV në gjuhën angleze
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës Angleze.
  • Vërtetim nga Rektori/Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Për përzgjedhjen e kandidatëve do të ngrihet një komision që do të vlerësoj aplikimet me prioritet si me poshte vijon:

  • Përzgjedhja e kandidateve bazohet në kriteret në përputhje me udhëzuesin Erasmus + (qytetare në vendin e organizatës dërguese ose në vendin pritës), duke treguar ndjeshmëri sociale, ekuilibër gjinor, të moshës 20+.
  • Secili partner do të zgjedhë 3 të rinj aktivë në fushën e rinisë si të punësuar ose vullnetarë brenda organizatave.
  • Kritere të tjera do të jenë:
    • të paktën 1 vit përvojë në punën me te rinj,
    • aktiviste rinorë përgjegjës për programet e zhvillimit të sipërmarrjes në organizatat e tyre,
    • operatorë rinorë që punojnë me të rinj të pafavorizuar dhe në fushën e përfshirjes sociale, interesit dhe motivimit për të zhvilluar njohuri dhe aftësi fushat e mbuluara nga lëvizshmëria e projektit,
    • aftësi ne gjuhen angleze

Afati i aplikimit dhe dorëzimi i dokumentave:

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen brenda datës _11/06/2021__ në mënyrat si vijon:

  • dorazi tek Qendra e Zhvillimit Rajonal, kati i pestë në Fakultetin e Shkencave Teknike ;
  • elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën cipi@univlora.edu.al

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Për të aplikuar, gjeni linkun

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScYyebmyAbJQgpf6KyH0jO8Dhi5eY6gsnj393Avsx3RQMbCew/viewform?usp=sf_link

Te dhëna të mëtejshme mund te merrni duke kontaktuar Dr. Eva Cipi në e-mail: eva.cipi@univlora.edu.al.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorës  ju uron suksese!