NJOFTIM – Buletini Shkencor – Aplikim për artikuj shkencor

njoftime

Ju njoftojmë se janë hapur aplikimet për të dërguar artikujt shkencorë për numrin 4, Vellimi 2 – 2021 i Buletinit Shkencor.

 Artikujt duhet të dërgohen në adresen email  publikime@univlora.edu.al

 Afati i fundit për aplikim është data 30.06.2021

Artikujt do të vlerësohen nga Bordi Shkencor[1] i UV-së. 

 —————————————————————————————————

 Artikulli duhet të jetë i formatuar në leter A4, two columns, duke lëne 1” bosh nga të gjitha anët (Microsoft Word – Margins „normal‟).  Hapësira midis paragrafeve duhet të jetë 0 pt, single line.

Artikulli (maksimumi 10 faqe) duhet të përmbajë këto nënndarje:

  • Titullin:                                                                 Cambria, font Size: 20, Bold
  • Autorët me përkatësin                                       Segoe UI, font size: 12, Bold
  • Emaili përkatës i autorit të kontaktit               Segoe UI, font size: 10
  • 2 Abstraktet                                                         Cambria, font size: 10

(jo më shumë se 200 fjalë ose 20 rreshta, në shqip dhe në gjuhen angleze të saktë)

  • Fjalëkycet (deri ne 6)                                   Cambria, font size: 10
  • Hyrjen                                                             Cambria, font size: 10
  • Materiali dhe metodat                                 Cambria, font size: 10
  • Rezultatet                                                      Cambria, font size: 10
  • Diskutime dhe/ose Përfundime                Cambria, font size: 10
  • Literatura                                                       Cambria, font size: 10,Italic

Buletini Shkencor publikon llojet e mëposhtme të kontributit:

  1. Artikuj origjinal kërkimor dhe shqyrtime kritike dhe analitike në çdo fushë kërkimore të shkencës sociale lidhur më shëndetin dhe kujdesin shëndetësor. Këto publikime mund të përmbajnë deri në 8000 fjalë duke përfshirë edhe abstraktin, tabelat, figurat, referencat dhe shtojcat (të shtypura), si dhe tekstin kryesor;
  2. Shqyrtime sistematike dhe rishikime të letërsisë deri në 15000 fjalë duke përfshirë edhe abstraktet, tabelat, figurat, referencat dhe shtojcat (të shtypura), si dhe tekstin kryesor;
  3. Komunikimeve të shkurtra të gjetjeve mbi çështjet aktuale ose artikuj të botuar nga 2000 deri në 4000 fjalë;
  4. Komente dhe përgjigje të parashtruara ose të ftuara që debatojnë, publikohen së bashku me artikuj të përzgjedhur;
  5. Çështje të veçanta që bashkojnë koleksionet e letrave nën jëte më të caktuar dhe zakonisht redaktohen nga mysafirët.
  • Referencat sipas Metodes Vancouver e cila konsiston ne një stil referimi i numëruar i përdorur zakonisht në mjekësi dhe shkencë, dhe përbëhet nga:
  • citime për veprën e dikujt tjetër në tekst, të treguara nga përdorimi i një numri;
  • një listë reference me numër sekuencial në fund të dokumentit që jep detaje të plota të referencës përkatëse në tekst.

Më poshtë shembull i referencës:

Për më teper informacion drejtohuni  në adresen email  publikime@univlora.edu.al  ose te linku https://univlora.edu.al/buletini-shkencor/  

[1] Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë,  Senati Akademik, Vendim Nr. 73, datë 10.07.2017 për miratimin e përbërjes së Bordit Editorial dhe Bordit Shkencor të Buletinit Shkencor të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë

Buletini Shkencor 2021 – call