njoftime Thirrje

[:sq]Java ndërkombëtare e studentëve në Beograd (ISWiB 2021)[:]

[:sq]Java ndërkombëtare e studentëve në Beograd (ISWiB 2021)

 

Java Ndërkombëtare e Studentëve në Beograd është një festival ndërkombëtar arsimor dhe kulturor që zhvillohet në Beograd, Serbi. Ky aktivitet krijon një dialog multikulturor midis të rinjve dhe fokusohet në rritjen e vetvetes dhe përmbushjen personale nën moton “Unë e vlerësoj veten” (#IappreciateMe).

Gjatë ditëve të aktivitetit ofrohet mundësia për tu njohur me Beogradin dhe kulturën serbe, si dhe me 10 workshop-e mbi problemet e dukshme të shoqërisë së sotme duke përdorur metoda të ndryshme.

Gjithashtu, të gjithë pjesëmarrësve u jepet mundësia për t’u lidhur me njëri-tjetrin dhe për të krijuar partneritete. Veçanërisht, inkurajohen të regjistrohen dhe të marrin pjesë të rinjtë me aftësi të kufizuara, si dhe anëtarët e grupeve të tjera të prekshme, pasi festivali do të përshtatet me ta në mënyrë që të promovojë rëndësinë e përfshirjes së tyre dhe lidhjen me të rinjtë nga Serbia dhe bota.

Festivali do të zhvillohet nga data 6 deri më 13 gusht 2021.

​Më shumë informacion rreth aktivitetit e gjeni në faqën e internetit: https://iswib.org/

 

ISWiB[:]