THIRRJE ASECU


THIRRJE ASECU

ASECU shpall një thirrje të veçantë për numrin e revistës SEEJE (South-Eastern Europe Journal of Economics) për temën “Efektet Socio-Ekonomike Lidhur me Krizën Pandemike Specifikisht në Rajonin e Europës Jugore, Lindore dhe Detin e Zi”.

Mirëpriten kontributet origjinale teorike dhe/ose empirike për temën e përmendur më lart deri më 31 korrik 2020.

Dorëzimi, rishikimi dhe specifikimet e dorëshkrimeve do të jenë të njëjta si në procedurat e zakonshme të SEEJE-së (shiko në: http://www.asecu.gr/Seeje/index.html ).

 

Gjithashtu për pyetje a paqartësi, mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al) pranë Rektoratit, Kati i I-rë.