Aktitvitetit i monitorimit të implementimit të ICM në UV


Sot më datë 04 Qershor 2020 eshtë zhvilluar me sukses, në përputhje me planifikimin e bërë nga Agjencia Ekzekutive EACEA në Bruksel, prej Zyrës Kombëtare Erasmus+, takimi online monitories mbi Programin “Shkëmbime Studentore dhe Stafi (ICM), Erasmus+ në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë për periudhen 2018-2020.

Qëllimi i takimit përfshinte monitorimin e zbatimit të procedurave dhe dokumentacioneve të marrëveshjeve ndërinstitucionale dhe dokumenteve të tjera detyruese (learning, mobility and grant agreements, visibility and publicity obligation), evidentimin e problematikave të mundshme dhe rekomandimin e zgjidhjeve për to.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesja e Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri Znj. Erida Curraj, student hyrës dhe dalës në UV, staf akademik dhe administrativ si dhe Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë( SPMJ).

Takimi filoi me prezantimin e përgatitur nga SPMJ ku Znj. Rezarta Sinanaliaj prezantoi para të pranishmëve përvec rezultateve të arrituar gjatë periudhes së raportimit edhe pengesat e hasura të shkakuara vecanërisht prej pandemisë covid 19.

Gjatë takimit të pransishmit ndan eksperiencat e tyre si dhe vështirësitë gjatë realizimit të mobilitetit apo mbështetjes akademike dhënë për implementimin me sukseses të ICM në UV.

UV është vlerësuar prej Zyrës Erasmus në Shqipëri gjatë këtij takimi për standartet e vendosura në implementimin e ICM. Si praktikë e mirë është vlerësuar rregullorja e implementimit të ICM, guida për studentët hyrës por edhe mbështetja e stafit akademik në ofrimin e disa prej kurseve në gjuhë të huaj në mënyrë vullnetare, mbështetje e cila ka rezultuar mjaft frytëdhënëse duke rritur numrin e studentëve hyrës në UV. Sot në UV kanë realizuar mobilitetin e tyre 13 student. Procedurat joburokratike përsa i përket ekuivalentimit të lëndëve që studentëve u njihen në UV me përfundimin e mobilitetetit gjithashtu përbën një pikë të fortë në implementimin e suksesshëm të ICM-ve. Të njëjtin vlerësim UV ka marrë edhe prej studentëve hyrës dhe dalës të pranishëm në këtë monitorim.

Prej Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri gjatë takimit u dhanë gjithashtu disa rekomandime qoftë për zgjidhjen e problemeve financiare të studentëve / stafit por edhe për rritjen e numrit të studentëve duke përdorur mentorimin individual nëpërmjet studentëve

UV aktualisht ka 63 marrëveshje ndërinstitucionale me Universitete nga 20 vende të Programit. Ndërmjet UV dhe universiteteve patnere vetëm gjatë dy viteve 2018-2020 janë realizuar në total 94 mobilitete për student dhe 92 mobilitete për staf akademik dhe administrativ.

Ende mbetet një sfide zgjerimi i hartës me shtete si Gjermania, Hollanda, Franca apo shtete të tjera të vendeve të programit me të cilët UV ende nuk ka marrëveshjeve bilaterale, si dhe nxitja e interesit të studentëve për të qenë pjese e programit ICM Erasmus +.

 

ICM MONITORING UNIVERSITY OF VLORA