Konferenca e katërt për studime gjuhësore, letrare dhe kulturore “LANGUAGES TRAVEL THE WORLD: Challenges and Perspectives in Language, Literary and Cultural Studies in the Technological Era”, 9 nëntor 2019


Në datën 9 nëntor 2019 u zhvillua konferenca e katërt për studime gjuhësore, letrare dhe kulturore “LANGUAGES TRAVEL THE WORLD: Challenges and Perspectives in Language, Literary and Cultural Studies in the Technological Era”, organizuar nga  Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave Humane, UV.  Seanca plenare nisi me fjalët përshëndetëse të Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisit, Dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. As. Aleks Trushaj dhe Përgjegjëses së Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Prof. As. Armela Panajotit, të cilët vunë në pah rëndësinë e aktiviteteve të tilla për stafin akademik dhe studentët, ndërkombëtarizimin e institucionit dhe jetën universitare në tërësi. Ata falënderuan në mënyrë të posaçme pjesëmarrësit në konferencë, në veçanti ata që kishin ardhur nga vise të tjera. Një falënderim edhe më i veçantë shkoi për studentët pjesëmarrës në konferencë. Organizimi i një sesioni të dedikuar për ta u çmua enkas.

Seanca vijoi me ligjërimin e Prof. Marek Smoluk-ut  nga Universiteti Zielona Gora, Poloni, i cili ishte i ftuar nderi në këtë konferencë. Në konferencë morën pjesë 53 pjesëmarrës nga Shqipëria, Italia, Gjermania, Rumania, Polonia, Zvicra, Greqia, si dhe 13 studentë nga Shqipëria, kryesisht nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, të cilët kumtuan me zhdërvjelltësi në një sesion të posaçëm. Në lidhjet e mëposhtme do të mund të gjeni më shumë informacion rreth këtij aktiviteti (programi, libri i abstrakteve, foto nga aktiviteti).

Për programin e konferencës, mund të klikoni këtu:

https://sites.google.com/a/univlora.edu.al/conferencedfl2019/programme

 

Për librin e abstrakteve, mund të klikoni këtu:

https://sites.google.com/a/univlora.edu.al/conferencedfl2019/abstracts

 

Për foto të aktivitetit, mund të klikoni këtu:

https://sites.google.com/a/univlora.edu.al/conferencedfl2019/photos

https://sites.google.com/a/univlora.edu.al/conferencedfl2019/photos/photos—student-presentations.