Aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diabetit


Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, Fakulteti i Shëndetit Publik, Departamenti i Infermierisë organizoi aktivitetin promocional me temë: “Depistimi i hershëm i diabetit dhe hipertensionit, një sfidë për parandalimin e shumë sëmundjeve”. Ne aktivitet u bënë matje të glicemisë dhe tensionit arterial, si dhe njohja e komunitetit me shenjat, mjekimin dhe parandalimin e këtyre patologjive. Falenderim për studentët e Infermierisë që ju bashkuan kësaj nisme dhe kontribuan në realizimin e aktivitetit.