njoftime Njoftime FSHP Projekte

[:sq]Njoftim për fitim projekti, financuar nga AKKSHI[:]

[:sq]

Njoftim për fitim projekti, financuar nga AKKSHI

Universiteti ‘Ismail Qemali’ Vlorë ka konkurruar me sukses në thirrjen për “Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor në kuadër të Paktit për Universitetin”, të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit më 07 Qershor 2019. Projekti  i aplikuar nga Qendra Studimore për Shëndetin Publik – Fakulteti i Shëndetit, me titull “Qendër kërkimore-shkencore për shëndetin publik”, është shpallur fitues.

Ngritja e kësaj Qendre kërkimore-shkencore laboratorike për studime në fushën e Shëndetit Publik do të mbështesë survejancën e parametrave bio-shëndetësorë të popullatës, parandalimin e sëmundjeve komunitare dhe promovimin e jetës së shëndetshme. Funksionimi i saj, në përmbushje të Objektivit 3 për Zhvillim të Qëndrueshëm (Shëndet i mirë dhe mirëqënije), do të synojë objektivat e mëposhtëm:

1.   Rritjen e standarteve të kërkimit shkencor nga stafit akademik dhe studentët e Fakultetit të Shëndetit nëpërmjet mundësimit të studimeve epidemiologjike në komunitet.

2.   Rritjen e cilësisë së infrastrukturës didaktike në dispozicion të studentëve të programeve të Teknologjisë së laboratorit në Fakultetin e Shëndetit.

3.   Përmirësimin e shëndetit komunitar nëpërmjet ofrimit të analizave cilësore, të shpejta dhe me kosto të ulët.

4.   Rritjen e qëndrueshmërisë financiare të FSH, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve ndaj të tretëve (analiza biokimike dhe mikrobiologjike).

[:]