Hapja e sezonit turistik të Vlorës: Panairi Kulinar: Vlora Turistike Ju Mirëpret


Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, morri pjesë në Celjen e Sezonit Turistik Veror 2019, Ditën e Premte datë 17.05.2019, ora 10:00, tek hapësira përpara laboratorit të Turizmit të Vlorës, në Lungomare u zhvillua panairi Kulinar.

Aktivitiviteti kishtë si synim promovimin e ideve inovatore nga të rinjtë e shkolla profesionale dhe student, si dhe prezantimin e prodhuesve vendore dhe aktiviteteve private si restorante, resorte, etj.

Universiteti ynë u përfaqësua nga Departamenti i Marketingut, Fakulteti i Ekonomisë, ku dy prej studenteve të kësaj dege prezantuan idetë e tyre inovatore për të cilat u vlerësuan dhe me certifikatë falenderimi.