njoftime

[:sq]Senati Akademik i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, i jep Z. BEHGJET PACOLLI, Zëvendëskryeministër dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Titullin akademik të nderit “Dr. Honoris Causa”[:]

[:sq]Senati Akademik i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, i jep Z. BEHGJET PACOLLI,   Zëvendëskryeministër dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Titullin akademik të nderit “Dr. Honoris Causa”

 

Më 28 nëntor 2018, ora 12.00, në sallën “Rilindja”, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit akademik te nderit “Dr. Honoris Causa”, Z. BEHGJET PACOLLI,   Zëvendëskryeministër dhe ministri i jashtëm i Kosovës, akorduar nga Senati Akademik i Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë. Në ceremoni ishin të pranishëm studentë, pedagogë, qytetarë të Vlorës, gazetarë dhe përfaqësues të mediave. E nderuan aktivitetin me prezencën e tyre, Z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë, Vlorë, Shkelqesia e tij, Ambasador i Kosovës në Shqipëri, Z. Sylë Ukshini, deputetë, autoritete qendrore e lokale, miq e dashamirës të UV-së dhe të Z. Behgjet Pacolli.

 

Ceremonia u çel me Himnin e Flamurit dhe interpretimin e poezisë “Në vendin tim” të poetit Petrit Ruka, përmes një inserti poetiko-muzikor, në qendër të së cilës ishte Vlora si motiv kryesor. Më pas e mori fjalën Rektori  Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Roland Zisi, i cili i pershendeti dhe i falenderoi të pranishmit në emër të Senatit Akademik, studentëve dhe pedagogëve, për vlerësimin që kishin treguar me prezencën e tyre në aktivitet. Sipas kerkesave te ligjit dhe kanoneve universitare ne vijim u lexuan dy relacione (oponenca) të shkurtëra mbi veprimtarine, kontributet, arritjet dhe sukseset e Z. Behgjet Pacolli, të cilat e motivuan Senatin Akademik në akordimin e titullit të nderit “Dr. Honoris Causa”, titullin më të lartë që akordon institucioni për personalitetet e shquara, vendase apo të huaja. Relacioni i parë u lexua nga Prof. Dr. Albert Qarri, dekan i fakultetit te Ekonomisë dhe i dyti nga Prof. asoc, Xhiliola Agaraj, pergjegjese e departamentit të Biznesit, ne fakultetin e Ekonomisë.

Më pas, Rektori Zisi e ftoi z. Behgjet Pacolli të ngjitet në tribunë, të veshi uniformën përfaqësuese të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë dhe të marrë Diplomën e nderit, akorduar nga SA me motivacioni: “Për kontributin e shquar, unik dhe doktrinar, në nxitjen e mendimit shkencor kombëtar dhe afirmimin e modelit mbarëshqiptar të biznesit dhe marketingut, në sintoni dhe relacione suksesi me ekonominë globale, të cilat kanë sjellë rezultate reale e të prekshme në rritjen e  mirëqenies individuale dhe harmonisë shoqërore, në funksion të patriotizmit modern,  jo atij folklorik, si kushte themelore të bashkëjetesës europiane e globale”.

Në fund e mori fjalën Z. Behgjet Pacolli i cili përshëndeti përzemërsisht të pranishmit, falenderoi anëtarët e senatit akademik për vlerësimin dhe nderimin që i bënë atij duke i akorduar titullin e nderit “Dr. Honoris Causa”. Ai vlerësoi Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, për sukseset dhe arritjet e tij në fushë të misionit fisnik të edukimit qytetar, profesional dhe akademik të brezave të studentëve ndër vite dhe më pas u përqëndrua në rolin historik, ekonomik, kulturor të Vlorës dhe vendin e veçantë që ajo ka në zhvillimin e vendit dhe rajonit, duke nenvizuar se, “në këtë ceremoni duhet të reflektojmë të gjithë për rëndësinë e Vlorës në një strategji të përbashkët zhvillimi kombëtar që pse jo mund të nisë prej saj, si njeri nga portet më të rëndësishme në rajon, por dhe më gjerë”. Ai i njohu të pranishmit me raportet e lidhjet e tij të hershme e të reja me Vlorën, me fokusin aktual të veprimtarisë së tij si politikan e diplomat, si Zëvendëskryeministër dhe ministri i jashtëm i Kosovës si dhe me sfidat që has politika dhe shoqëria kosovare e shqiptare në rugën e vështirë të integrimit europian.

Ceremoninë e përshëndeti edhe Z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë, Vlorë.

 

[slide-anything id=”13582″]

 

 Pasqyrimi i eventit në media


 

Fjala përshëndetëse e Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali, Vlorë, Prof. Dr Roland Zisi, në ceremoninë e dorëzimit të diplomës së nderit, “Dr. Honoris Causa”, Z. Behgjet Pacolli, zevëndës kryeministër dhe ministër i jashtëm i Kosovës.

 

Të nderuar anëtarë të Senatit Akademik!

I nderuar Z. Behgjet Pacolli, zevëndës kryeministër dhe ministër i jashtëm i Kosovës!

I nderuar Z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë, Vlorë!

I nderuar Shkelqesia e tij, Ambasador i Kosovës në Shqipëri, Z. Sylë Ukshini!

Të nderuar ministra, deputetë dhe autoritete të pranishëm!

Të nderuar pedagogë, studentë, gazetarë, përfaqësues të mediave dhe miq të ftuar!

 

Ju përshëndes dhe ju falenderoj që jeni këtu sot, në Universitetin “Ismail Qemali, Vlorë, pjesëmarrës në këtë ngjarje akademike e kulturore, me vlera të vecanta, në ditën e festës kombëtare të Pavarësisë, ngjarje që ka si protagonist mikun e shquar, z. Behgjet Pacolli.

 

I nderuar z. Pacolli!

 

Në emër të Senatit Akademik, studentëve dhe personelit akademik të Universitetit te Vlores, që mban emrin e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, dhe në emrin tim personal, Ju falenderoj që pranuat ftesën dhe me këtë rast ndodheni këtu, sëbashku me ne, në Aula Manjën e institucionit tonë.

 

Ju falenderoj, nga zemra, në mënyrë të veçantë, për letrën që më keni shkruar, sapo morët nga ana ime njoftimin per gjestin e kryer nga Senati Akademik i cili ju kishte nderuar me diplomen akademike të nderit “Dr. Honoris Causa”, letër e cila më ka dhënë shume emocion dhe frymëzim për faktin që, edhe pse e shkurtër e me natyrë protokollare, Ju, edhe aty, keni gjetur shtegun dhe mundësinë për të konfirmuar edhe njëherë shpirtin, ëndërrën dhe prakticitetin e atdhetarit ndërtues modern, por dhe alteregon e një lideri ndërmarrës, marketues dhe administrues global, fantazinë e të cilit nuk e trembin e nuk e pengojnë dot as kufijtë gjeopolitikë, as gjuhët, as religjionet, as kulturat, as mendësitë, pra asgjë.

 

E gjithë kjo esencë ishte në fjalinë e fundit të letrës Suaj, ku ju shkruanit se: “Dua shumë që në këtë ceremoni të reflektojmë të gjithë për rëndësinë e Vlorës në një strategji të përbashkët zhvillimi kombëtar që pse jo mund të nisë prej saj, si njeri nga portet më të rëndësishme në rajon, por dhe më gjerë“.

 

Pikërisht edhe Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, prej vitesh reflekton mbi këtë ide dhe është në të njëjtën frekuencë mendimi me Ju: Edhe UV, sëbashku me gjithë faktorët e tjerë, deshiron, madje e ka detyrë ligjore, që të kontribuojë në këtë strategji të zhvillimit kombëtar, ku Vlora përfaqësohet me rëndësinë dhe vlerat e saj, duke kryer ato detyra e misione qe kryen çdo universitet i vendeve të zhvilluara, në funksion të progresit dhe mirëqenies.

 

I nderuar z. Pacolli,

 

Ju keni krijuar markën Tuaj e cila është një markë unike ndër ne shqiptarët por ndërkaq ajo është markë globale, boterore. Në këtë kontekst, ne e vlerësojmë  atë maksimalisht dhe frymëzohemi nga kontributi Juaj i shquar, unik dhe gati-gati doktrinar, në nxitjen e mendimit shkencor kombëtar dhe afirmimin e modelit mbarëshqiptar të biznesit dhe marketingut, në sintoni dhe relacione suksesi me ekonominë globale, të cilat kanë sjellë rezultate reale e të prekshme në rritjen e  progresit dhe harmonisë shoqërore, në funksion të patriotizmit modern,  jo atij folklorik, si kushte themelore të bashkëjetesës europiane e globale.

 

Në këtë kontekst, ne e kuptojmë nevojën e reflektimit dhe këtu merr kuptim edhe ideja e reflektimit mbi rëndësinë e rajonit të Vlorës, mbi objektivat e zhvillimit dhe bashkimit të vlerave dhe energjive, (në këtë kontekst) vishet me kuptim dhe ideja e vlerësimit dhe e nderimit të modeleve dhe kontributeve më të spikatura historike e shoqërore, model i cili në rastin tuaj është një histori suksesi, e pakrahasueshme me asnjë tjetër.

 

Nga ky këndvështrim lindi edhe arsyeja e nominimit Tuaj, propozuar nga departamenti i Biznesit dhe miratuar unanimisht nga SA i këtij universitetiti për t’ju nderuar me diplomën e nderit “Dr. Honoris Causa”.

 

Vlerësimi, nderimi dhe respektimi i figurave të shquara, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, intelektualëve europianë dhe botërorë, autoriteteve të spikatura të arsimit, shkencës, kulturës, politikës, biznesit etj.. është një traditë, strategji por dhe filozofi e Universitetitit “Ismail Qemali”, Vlorë.

 

Duke nderuar z. Behgjet Pacolli me diplomën e nderit “Dr. Honoris Causa”, ne nderojmë dhe respektojmë njeriun me vizion dhe guxim të palëkundur në objektivat e veta, njeriun e aksionit dhe praktikës, biznesmenin dhe manaxherin e sprovuar dhe faktuar në rrafsh global, politikanin dhe diplomatin e palodhur në funksion të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, europianin dinjitoz dhe autoritar në jetën dhe fushën e vetë, ndërmjetësin ndërkombëtar me shumë rezultate, filantropin bujar dhe autorin e disa librave, pra nderojmë shqiptarin e mbrujtur me kulturën e ekonomisë moderne, që na bën të kuptojmë më mirë sfidat e mijëvjeçarit.

 

Duke nderuar Ju, ne nderojmë njeriun që u nis nga Itaka e tij e vogël afër Prishtinës, drejt metropoleve të botës dhe pasi i fitoi betejat aty, u kthye sërish por fitimtar në vendin e vet, në Itakën e tij, në Kosovën e tij të dashur.

 

Ta gëzoni diplomën e nderit “Dr. Honoris Causa” që ju akordon Universitetiti “Ismail Qemali”, Vlorë. Nga kjo ditë e në vijim ju nuk jeni vetëm mik i shquar i këtij institucioni por dhe një pjesëtar i tij.

 

 [:]