Thirrje aplikimi për bursa për shkëmbim studentor në Universitetin Teknologjik Riga, Letoni


Universiteti Teknologjik Riga (Riga Technical University), ka hapur thirrjen për shkëmbimin e 4 (katër) studentëve për vitin akademik 2018-2019 në Letoni.

 

INFORMACION PËR SHKËMBIM STUDENTI:

 

Kush mund të aplikoj:

  • Studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, të cilët ndjekin studimet në

vitin II-të në programin Bachelor për Shkenca Kompjuterike

  • Studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, të cilët ndjekin studimet në

II-të, III-të në programin Bachelor për Inxhinieri Mekanike

 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Formular i aplikimit
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit
  • Vërtetim studenti
  • Listë notash
  • Çertifikatë e gjuhës angleze, niveli B2.
  • Letër motivimi

 

Afati i mobilitetit:

  • 5 (pesë) muaj. Mobiliteti fillon në Shkurt 2019, semestri Pranverë

 

Mbështetja financiare e ofruar nga programi:

  • Bursa mujore 800 Euro/ muaj
  • Udhëtimi 275 Euro.

 

Afati i aplikimit:

  • Nga data 26/11/2018 deri në datën 30/11/2018 ora 16:00

 

Mënyra e përzgjedhjes:

  • Kandidatët do të përzgjidhen sipas:
  • Meritës akademike
  • Do tu jepet prioritet studentëve që nuk kanë kryer më parë mobilitet.
  • Do të kenë parparësi studentët, që kategorizohen në grupet e margjinalizuara apo me më pak avantazh socio-ekonomik.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Godina A (Rektorati), Kati i Parë

 

 FORMULAR APLIKIMI PËR STUDENTËT