THIRRJE PËR APLIKIM 2019 PROGRAMI ERASMUS+


THIRRJE PËR APLIKIM 2019
PROGRAMI ERASMUS+
Call For Proposals 2019 — EAC/A03/2018
Erasmus+ Programme
(2018/C 384/04)

Gazeta zyrtare e Bashkimit Europian ka publikuar thirrjen për propozime për vitin 2019 për komponentët e programit Erasmus+ si vijon:
– KA 1:“Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët” (International Credit Mobility)
– KA 2: Projektet “Rritja e kapaciteteve në arsimin e Lartë (CBHE)”
– KA 3 :“Mbështetja për reformat arsimore”

Për më shumë informacion të detajuar rreth komponentëve, pranueshmërisë, buxhetit dhe afateve të aplikimit vizitoni linkun e mëposhtëm:
Kliko ketu

Kushtet më të hollësishme të kësaj thirrjeje për propozime, duke përfshirë dhe prioritetet, do ti gjeni në Guidën e Programit Erasmus + në adresën e mëposhtme të internetit:
Kliko ketu

Guida e Programit Erasmus + përbën një pjesë integrale të kësaj thirrjeje për propozime dhe kushtet për pjesëmarrje si dhe fondet e shprehura aty zbatohen plotësisht në këtë thirrje.