Erasmus+ ICM


Në datë 27 Shtator, 2018, ora 11:00-12:30 pranë ambienteve të UV-së u realizua me sukses nga Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, takimi mbi zbatimin e projekteve International Credit Mobility (mobilitetin ndërkombëtar të krediteve) të programit Erasmus +, në të cilat Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë është partner.

Gjithashtu, ky takim ishte dhe në përputhje me planifikimin e bërë nga Komisioni Evropian. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të zyrës kombëtare Erasmus+ në Shqipëri, student, personel akademik dhe administrativ i UV-së, të cilët kanë kryer mobilitete dhe kanë qenë përfitues të programit Erasmus+ ICM.

Çështjet e trajtuara gjatë takimit ishin:

  • Evidentimi i nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për mbarëvajtjen e projekteve ICM;
  • Vlerësimi i kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve;
  • Evidentimi nëse shërbimet e parashikuara për pjesëmarrësit në projekte janë mundësuar;

Evidentimi i njohjes së Erasmus+ ICM

  • krediteve të fituara pas mobilitetit nga institucioni dërgues;
  • Shkëmbimi informacioni mbi praktikat më të mira të universiteteve
  • Problematikat dhe lehtësitë e hasura nga pjesëmarrësit gjatë mobilitetit.
  • Dhënien e rekomandimeve për qëndrueshmërinë e mëtejshme të projekteve

 

Prej përfaqësuesve të zyrës kombëtare Erasmus+ në Shqipëri, u vlerësuan si praktika të mira nw UV, rregullimi me procedurë i procesit të përzgjedhjës së kandidatëve si dhe hartimi i një guide orientuese për studentët incoming.

Universiteti “Ismail Qemali” për periudhën Shtator 2015- Shtator 2018 numëron 38 marrëveshje ndër-Institucionale me universitete të ndryshme Europiane në kuadër të programit Erasmus + ICM .