Sesioni informues i COORP


Në datën 10 Janar 2018, në ambientet e sallës Rilindja të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë u zhvillua  Sesioni informues     mbi COORP – Collabrative Offline Online Research Platform, (për më tepër http://coorp.al/) një platformë bashkëpunimi shkencor për kërkuesit në Shqipëri me mbështetjen e PERFORM, një projekt i Swiss Agency for Development and Cooperation zbatuar
prej HELVETAS Swiss Intercooperation dhe University of Fribourg.
Qëllimi i COORP është mbështetja e komunitetit të kërkuesve në Shqipëri për të qenë më të suksesshëm në përthithjen e fondeve kërkimore dhe të zhvillojnë aktivitete kërkimore me cilësi dhe prezantimi i kesaj platforme për të pranishmit u bë prej Znj. Bleriana Bino (Universiteti Europian i Tiranes) dhe Z. Fabjan Lashi (Candian Institute of Technology), të cilët shpjeguan me detaje cështjet e mëposhtme:
– Çfarë ofron COORP për kërkuesit dhe pedagogët?
– Cilat janë mënyrat e bashkëpunimit?
– Cilat kanë qenë rastet e suksesit nga COORP dhe cilat janë aktivitetet e tjera të pritshme nga të cilat mund të përfitojnë edhe kërkuesit e pedagogët
.
Në fund të prezantimit pati një sesion diskutimi të hapur me pjesëmarrësit të cilët ishin pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë, Fakultetit të SHkencave Humane, Departamenti i Drejtësisë si dhe studentë.
Ky aktivitet u zhvillua në kujdesin e Zv.Rektorit të UV, Ph.D. Enkelejd Mehilli