Takim midis përfaqësuesve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë dhe Universitetit të Gjuheve të Huaja të Pekinit


Një takim i rëndësishëm u zhvillua sot midis Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi dhe Rektorit të Universitetit të Gjuheve të Huaja të Pekinit, Prof. Dr. Peng Long. Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frutshëm dhe konstruktiv midis dy palëve, ku u fol për pikat e mundshme të bashkëpunimit si:

  1. Shkëmbimi i studentëve dhe personelit akademik;
  2. Zhvillimi i programeve të përbashkëta (Master dhe/ose Doktoraturë) në fushat e studimit të ofruara nga të dy Universitetet;
  3. Zhvillimi i konferencave të përbashkëta në Vlorë dhe Pekin;
  4. Shkolla verore;
  5. Aktivitete të përbashkëta hulumtuese;
  6. Zhvillimi i projekteve të përbashkëta;
  7. Mundësi studimi të doktoratës në Pekin për një anëtar të stafit akademik të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë;
  8. Zhvillimi i programeve specifike afatshkurtra akademike;
  9. Programe të përbashkëta të zhvillimit profesional.

 

Gjatë takimit Rektori i Universitetit të Pekinit, Prof. Dr. Peng Long, ofroi një bursë 3-vjecare për një student shqiptar në nivel “Masteri ose Doktorature”. Kjo bursë do të përfshijë studim dhe  akomodim falas, si dhe një shumë mujore për shpenzimet. Pas diskutimit të frutshëm, të dy Rektorët nënshkruan një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi për pesë vjet. Së fundmi, Prof. Peng Long ftoi Rektorin e UV-së, Prof. Dr. Roland Zisin, të vizitojë Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Pekin. Përvec Rektorit, delegacioni kinez përbëhej nga:

  • KE Jing – Drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar
  • He Jing – Zëvendësdrejtore e Institutit Confucius
  • DONG Xixiao – Zëvendësdekan i Fakultetit të Gjuhëve dhe Kulturave Europiane
  • CHEN Fenghua – Drejtore e Departamentit të Gjuhës Shqipe

 

Nga pala shqiptare në këtë takim morën pjesë:

  • Dr. Bilal Shkurtaj, Zv. Rektor
  • Enkelejd Mëhilli, Zv. Rektor
  • Asoc. Aleks Trushaj, Dekan i Shkencave Humane
  • Asoc. Armela Panajoti, Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhëve të Huaja
  • Dr. Bardhosh Gace, Profesor

 

Të ftuar, të cilët ishin edhe personat urëlidhës për këtë marrëveshje, ishin:

  • Dr. Shaban Sinani, Akademik, Akademia e Shkencave të Shqipërisë
  • Erion Malaj, Drejtor i palës shqiptare, Instituti Confucius i UT-së
  • HUANG Qiang, Drejtor i palës kineze, Instituti Confucius i UT-së

 

Kjo vizitë dhe nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të rëndësishme është në hapat e vizionit për ndërkombëtarizimin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.