Projekti Shkenca Komjuterike
Transferimi i njohurive dhe forcimi i ndërveprimit të Departamentit të Shkencave Kompjuterike me komunitetin e qytetit Vlorë, vecanërisht me nxënësit e arsimit të mesëm, duke i trajnuar në zhvillimin e aftësive në programim dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit.
1. Të rritet ndërveprimi midis DSHK dhe nxënësve të arsimit të mesëm duke nxitur pasionin nëpërmjet bukurisë dhe kënaqësisë që të jep programimi. Bazuar në strategjinë e Departamentit të Shkencave Kompjuterike ku një linjë e rëndësishme është roli në komunitet, ky projekt do të na mundësojë të rrisim bashkëpunimin me nxënësit e arsimit të mesëm. Si grup interesi për të gjitha programet e studimit që ofron DSHK, në shkojmë tek ata jo thjesht me një ofertë akademike, por me një prezencë aktive nëpërmjet kurseve ku ata mësojnë të programojnë duke u argëtuar. Kjo metodologji e re e promovimit të departamentit bazohet në transferimin e njohurive nga departamenti në komunitet, duke ndërgjegjësuar komunitetin mbi rolin e DSHK. Synimi i projektit është të eleminojë dobësitë që hasen në metodologjitë ekzistuese të zhvillimit të lëndës së Informatikës në arsimin e mesëm. Kurrikula e Informatikës në arsimin e mesëm vë fokusin në përdorimin e aplikacioneve kompjuterike dhe më pak tek programimi. Gjuhët e programimit trajtohen në mënyrë formale, të pakuptueshme për nxënësit duke dhënë njohuri diskrete. Si e tillë nxënësit nuk arrijnë të kuptojnë bukurinë e programimit dhe nuk ndihen të motivuar për të punuar në mënyrë të pavarur apo për ta zgjedhur si profesion në të ardhmen.
Programimi mësohet duke programuar, zhvilluar programe të vogla, lojra, mini-aplikacione. Ofrimi i kurseve ka si qëllim të nxisë dëshirën e nxënësve për programimin dhe dëshirën për të studiuar në programet e studimit të ofruara nga DSHK.
2. Të jemi prezent në komunitet duke ndihmuar qytetarët në përdorimin e shërbimeve qeveritare. Universitetet luajnë një rol të rëndësishëm si lider në mësimdhënie dhe mësimnxënie, në edukim, kërkim shkencor dhe teknologji. Roli i universiteteve është shumë i rëndësishëm për të gjithë sektorët, edhe nga pikëpamja sociale. Jetojmë në kohën ku të gjitha shërbimet janë digjitalizuar. Qeveria përdor teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, sidomos internetin, për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët, bizneset dhe agjencitë e tjera qeveritare. E-government u mundëson qytetarëve për të bashkëvepruar dhe për të marrë shërbime shtetërore ose lokale njëzet e katër orë në ditë/në shtatë ditë të javës. Qytetaret nuk kane te njejten qasje ndaj teknologjise. Ndikojnë faktorë të ndryshëm si mosha, shkollimi, vendbanimi, etj.
Departamenti i Shkencave Kompjuterike mund të ndihmojnë në sigurimin e njohurive dhe aftësive të reja të nevojshme për të përmbushur sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm në një komunitet, duke ofruar asistencë për t’u familjarizuar dhe për të përdorur lehtësisht shërbimet e-qeveritare.
Aktivitetet e Planifikuara
1. Studimi dhe analiza në lidhje me njohuritë që nxënësit e shkollave dhe komuniteti në qytetin Vlorë kanë mbi aplikacionet, programimin, trendet e teknologjisë së informacionit dhe shkencave kompjuterike
2. Ngritja e laboratorit dhe e kurseve
3. Krijimi i site me materiale, leksione, seminare dhe laboratore që do të jenë të aksesueshme për nxënësit, mësuesit dhe komunitetin e Vlorës.
4. Përdorimi i shërbimeve qeveritare, Internet, email, mobil, etj për komunitetin e qytetit Vlore.
5. Zhvillimi i kurseve:
• Scratch programming për fëmijët klasa 8, 9, 10 A.Hyso
• Programim në Java nxënës të klasave 10, 11, 12 E. Proko, A.Hyso
• Programim në C++ nxënës 10, 11, 12 E.Proko
• Krijimi i siteve dinamike nxënës 10, 11, 12 D.Gjylapi
• Internet of things klasa 11, 12 M.Mustafaraj
Rezultatet e pritshme
a. Indikatorët sasiorë
b. Indikatorët cilësorë a.1. Krijimi i një laboratori kompjuterik i cili do të jetë aset i DSHK në shërbim të aktiviteteve të projektit dhe në vazhdim për projekte, kërkim dhe zhvillimin e mësimit në DSHK.
a.2. Krijimi i një web site me materiale mbi kurset që do të zhvillohen në kuadër të projektit i aksesueshem nga mësues dhe nxënës të shkollave të mesme, i cili vazhdimisht do të përditesohet me materiale të reja në fushën e Shkencave Kompjuterike.
b.1. Transferimi i njohurive nga DSHK tek komuniteti dhe vecanërisht tek nxënësit e arsimit të mesëm forcon ndërveprimin midis palëve.
b.2. Rritja e pasionit për programimin tek nxënësit e shkollave të mesme.
b.3. Pritet një rritje e rregjistrimeve në degët e nivelit Bachelor që ofron DSHK.
b.4. Në vijim të strategjisë së UV dhe DSHK ky projekt përmbush një element të rëndësishëm të misionit, ofrimin e shërbimeve ndaj palës së tretë.
5.1 Ekipi - ekspertët/manaxheri përgjegjës për zbatimin e projektit
1. Dr. Eljona Proko - menaxheri përgjegjës për zbatimin e projektit
Diplomuar në Informatikë (2005), Departamenti i Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ka kryer studimet e thelluara pasuniversitare (2006-2008) në Informatike dhe ka fituar gradën shkencore Doktor i Shkencave në Informatike (2013) në Universitetin e Tiranës. Lektore ne Departamentin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës që nga viti 2005. Autore dhe bashkëautore në shumë punime shkencore, konferenca, workshop, etj. Aktualisht pergjegjese e Departamentit të Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore.
2. Dr. Alketa Hyso
Eshtë diplomuar (1993) në Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ka kryer studimet e thelluara pasuniversitare (2003-2005) në Inxhinieri Kompjuterike dhe ka fituar gradën shkencore Doktor i Shkencave në Inxhinieri e Informatike (2011) në Universitetin Politeknik të Tiranës. Që nga viti 1997, ajo është lektore e kurseve të shkencave kompjuterike në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”. Ka qenë pjesë e disa projekteve të financuara nga BE. Dr. Hyso ka prezantuar aspekte te kërkimit shkencor që kanë të bëjnë me aplikacione dhe inovacione të inteligjencës artificiale, në shumë konferenca ndërkombëtare, si dhe revista shkencore.
3. Dr. Dezdemona Gjylapi
Diplomuar në Informatikë (2004), Departamenti i Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ka kryer studimet e thelluara pasuniversitare (2007-2009) në Informatike dhe ka fituar gradën shkencore Doktor i Shkencave në Informatike (2017) në Universitetin e Tiranës. Lektore ne Departamentin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës që nga viti 2006. Autore dhe bashkëautore në shumë punime shkencore, konferenca, workshop, etj.
4. MSc. Medrit Mustafaraj
2011, Master Degree (M.S.) in Information Technology Engineering “Tarbiat Modares” University, Tehran, Iran, Faculty of Technical Science, Department of Computer Science. 2017, Pedagog ne Departamentin e Shkencave Kompjuterike.
- Scratch programming për fëmijët klasa 8, 9, 10 A.Hyso
- Programim në Java nxënës të klasave 10, 11, 12 E. Proko, A.Hyso
- Programim në C++ nxënës 10, 11, 12 E.Proko
- Krijimi i siteve dinamike nxënës 10, 11, 12 D.Gjylapi
- Internet of things klasa 11, 12 M.Mustafara