Hyrje

Mirësevini në faqen web të Departamentit të  Shkencave Kompjuterike.

Misioni i Departamentit të Shkencave Kompjuterike është të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve si dhe të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencetarë të rinj të fushave të Teknologjisë së Informacionit, Shkencave Kompjuterike bazuar ne programe mesimore bashkëkohore, të kualifikuar dhe të përshtatshëm për tregun e punës në Shqipëri dhe në vende të tjera perëndimore.

  • Garantimi i cilësisë dhe plotësimi i standardeve akademike për të gjitha programet e studimit në të dy ciklet.
  • Nxitja, mbështetja dhe zhvillimi i aktivitetit shkencor të pedagogëve dhe studentëve, veçanërisht atyre diplomantë.
  • Të ofrojë mundësi për të përfituar nga arsimi i lartë gjatë gjithë jetës;
  • Te bashkepunoje me industrinë për identifikimin e kërkesës për burime inxhinierike dhe përshtatjen e programeve mësimore në funksion të saj.

Objektivat e Departamentit te Shkencave Kompjuterike lidhen me objektivat dhe veprimtaritë formuese të programeve në të dy ciklet e studimit, Bachelor,  Master Profesional dhe Master i Shkencave.                Programet e studimeve të ciklit të parë, Bachelor në Teknologji Informacioni, Informatike dhe Shkenca Kompjuterike ofrojnë një kulturë bazë inxhinierike të shkencave të formimit të përgjithshëm dhe të formimit themelor specifik.