[:sq]Ndërprerja e studimeve, largimi[:]

[:sq]

Ndërprerja e studimeve, largimi

  1. Studenti mund të ndërpresë studimet për një periudhë kohore, jo më shumë se kohëzgjatja normale e programit përkatës të studimeve. Në këtë rast, ai duhet të bëjë një kërkesë pranë sekretarisë së njësisë kryesore, në të cilën duhet të përcaktojë kohën e ndërprerjes së studimeve. Kërkesa e studentit protokollohet dhe depozitohet.
  2. Me rifillimin e studimeve, studenti duhet të shlyejë detyrimet e reja që lindin për shkak të ndryshimit të planit dhe programeve mësimore të lëndëve.
  3. Rifillimi i studimeve bëhet vetëm në fillim të vitit akademik dhe jo më vonë se dy javë nga fillimi i tij. Rifillimi ose ripranimi i studentit bëhet mbi bazën e një kërkese dhe dokumentacionit të nevojshëm, të dorëzuar prej tij në sekretarinë e njësisë kryesore.
  4. Studenti mund të largohet nga universiteti, duke u çregjistruar përfundimisht. Për këtë ai bën një kërkesë me shkrim ku shpreh arsyet e largimit. Sekretaria e njësisë kryesore, pranon kërkesën dhe ia paraqet drejtuesit të njësisë kryesore, për të marrë vendimin. Me marrjen e vendimit, sekretaria mësimore bën çregjistrimin e studentit, duke regjistruar në regjistrin themeltar datën e çregjistrimit dhe firmën e studentit. Çregjistrimi i studentit bëhet me vullnetin e tij të lirë (përveç rasteve të përjashtimit nga shkolla), në prani të studentit Studenti tërheq dokumentat e tij personalisht ose mund të autorizojë me prokurë të posaçme një person tjetër.

[:]