njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për praktik për studentë me IES Tirant Lo Blanc dhe IES Maria Enríquez

Thirrje për bursa praktike për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me IES Tirant Lo Blanc dhe IES Maria Enríquez, në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet praktike/stazhi.

Mobiliteti përfshin:

– Shkëmbimin për studentët e programit profesional “Udhërrëfyes turistik për rajonin e jugut”.

– Kohëzgjatja: 3 muaj

– Numri i mobiliteteve: 2

– Periudha e mobilitetit: Semestri i dytë, viti akademik 2023-2024

– Bursa: 850 Euro/muaj

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikantët:

  • Të jenë studentë që studiojnë në programin profesional “Udhërrëfyes turistik për rajonin e jugut”.
  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1. Parapëlqehen kandidatë që kanë njohuri të gjuhës spanjolle.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore.

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues/pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Letër motivimi.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton se studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

Afati i fundit i aplikimit është data 16/01/2024.

Procedura e përzgjedhjes:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  2. Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë universiteteve pritëse.
  5. Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Më shumë informacion mbi institucionet e arsimit të lartë spanjoll pritëse gjendet në linket e mëposhtme:

IES Tirant Lo Blanc

https://iestirantloblancgandia.es/

IES Maria Enríquez

https://portal.edu.gva.es/mariaenriquez/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI STUDENT