conference njoftime

ZHVILLOHET NË UV KONFERENCA NDËRKOMBËTARE MBI “KOMUNIKIMIN E RREZIKUT, ANGAZHIMIN E KOMUNITETIT DHE MENAXHIMIN INFODEMIK PËR INFEKSIONET DHE SËMUNDJET KRONIKE NË SITUATAT SHËNDETËSORE EMERGJENTE”

Ditën e enjte, datë 26.10.2023, në mjediset e sallës “Rilindja” Të UV, Qendra Kērkimore Shkencore pēr Shëndetin Publik, SRC4ph, Universiteti “lsmail Qemali”, Vlorë, në bashkēpunim me Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universitetin e Mjekēsisë Tiranë, Universitetin e Elbasanit dhe Urdhrin e Infermierit të Shqipērisẽ, organizuan ditën e parë të Konferencës Ndërkombëtare: Thelbi për shëndet më të mirë, me fokus “Komunikimin e Rrezikut, Angazhimin e Komunitetit dhe Menaxhimin Infodemik për Infeksionet dhe Sëmundjet kronike në Situatat Shëndetësore Emergjente.

Ishin të pranishëm në konferencë, mjek, përfaqësues të kujdesit shëndetësor, ekspertë të komunikimit, specialist të kujdesit shëndetësor ekonomik dhe social, profesorë, pedagogë dhe studentë, vendas dhe të huaj.

Konferenca u moderua nga përgjegjësia e Qendrës Kērkimore Shkencore pēr Shëndetin Publik, SRC4ph, Universiteti “lsmail Qemali”, Prof. Asoc. Fatjona Kamberi.

Në përshëndetjen e rastit, në ditën e parë të Konferencës, Rektori i UV, Prof. Dr. Roland Zisi, duke falenderuar organizatorët pohoi se, organizimi i kësaj konference është qasja e duhur edhe në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të institucioneve të larta në Shqipëri.

Rektori theksoi se, të qenit ndërkombëtar e bën universitetin konkurrues dhe të kesh partnerë tẽ

mirë që ndajnë të njëjtat ambicie dhe vizion mund të ndihmojnë në zhvillimin e një strategjie ndërkombëtare, të  suksesshme dhe gjithëpërfshirëse Për Rektorin e UV, Prof. Dr. Roland Zisi, organizimi i kësaj konference në UV është tregues i vizionit të institucionit që drejton, për t’a patur fushëveprimin  gjerësisht përtej kufijve tanë.

Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë theksoi se, komunikimi i rrezikut është një proces ndërveprues i shkembimit të informacionit dhe opinionit ndërmjet individëve, grupeve dhe institucioneve, duke e cilësuar organizimin e  konferencës një shembull i mirë se si mund të ndërthuren ekspertiza dhe studime të ndryshme multidisiplinare, për të krijuar mjetet thelbësore për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqënies së popullatës.

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit,  znj. Vilma Bello, në përshëndetjen e saj falenderoi organizatorët për këtë konferencë mjaft të vlefshme duke theksuar faktin se, turizmi, udhëtimet  dhe mjedisi janë të lidhur ngushtë me shëndetin, duke qenë padiskutim fokus i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.Situata turistike në Shqipëri është tërësisht e ndryshuar, duke iu referuar shifrave shumë të larta të turistëve hyrës në vendin tonë, pohoi  Znj. Bello  e cila e vendosi theksin tek fakti se, prespektiva për një turizëm të qëndrueshëm kërkon një mjedis të pastër i cili lidhet pashmangshmërisht me një shëndet të mirë, referuar dhe tematikës së konferencës.

Dekania e Fakultetit të Shëndetit, Universiteti “Ismail Qemali”Vlorë, Prof. Asoc. Aurela Saliaj,  në referimin e saj pohoi se, kjo konferencë në formatin e një forumi ndërkombtar promovon afirmimin e njohurive dhe shkëmbimin e ideve të reja midis profesionistëve të të githa disiplinave, siç janë profesionistët mjekësorë, menaxherët e kujdesit shëndetësor, ekspertët e komunikimit, ekspertët e kujdesit shëndetësor ekonomik dhe social, profesorët, shkencëtarët dhe studentët nga e githë bota, për të diskutuar çështjet më të fundit

Prof. Asoc. Ilirjana Zekja, Dekane e  Fakultetit të  Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë, në fjalën e saj përshëndetëse u ndal tek rëndësia e organizimit të kësaj conference, duke pohuar se, kjo konferencë ka si qëllim kryesor mirëfunksionimin e të gjithë aktorëve në mënyrë që, komunimi i rriskut të jetë në ekuilibër me angazhimin komunitetit, për të menaxhuar si duhet infeksionet dhe sëmundjet kronike në situatat shëndetësore emergjente.

Referuan në ditën e parë të konferencës: Prof. Dr. Thanas Goga, përfaqësues i WHE Balkan Hub,  Prof. Asoc. Ercole Vellone, Drejtor i Programit të Doktoraturës në Shkencat e Infermierisë dhe Shëndetit Publik, Departamenti i Biomjeksisë dhe Parandalimit, Universiteti Tor Vergata, Romë, Itali,  Mr. Shaban Osmanaj dhe Dr. Faik Hoti, përfaqëuesë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Dr. Rudina Degjoni, Drejtore e Spitalit “Memorial” Fier.

Konferenca Ndërkombëtare  2023 Besimi në njohuri: Thelbi për shëndet më të mirë, me fokus “Komunikimin e Rrezikut, Angazhimin e Komunitetit dhe Menaxhimin Infodemik për Infeksionet dhe Sëmundjet Kronike në Situatat Shëndetësore Emergjente”, në ditën e saj të parë, mundesoi për pjesëmarrẽsit diskutimin e çështjeve në kujdesin shẽndetësor të adresuara nga ekspertë të njohur ndērkombëtarë,  duke ofruar njëkohësisht informacion mbi komunikimin e rrezikut, angazhimin e komunitetit dhe menaxhimin infodemisë.