Në dt. 4 Maj 2023, me rastin e Ditës Botërore të Melanomës, Qendra Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik, pranë Fakultetit të Shëndetit, Universiteti ‘Ismail Qemali’ Vlorë, zhvilloi aktivitetin promocional me temë : “ Stop Melanomës & Kancerit të Lëkurës ”.
Ndërgjegjësimi Mund të Shpëtojë Jetë!
Këtij aktiviteti sensibilizues iu bashkuan edhe studentët e vitit të dytë Infermier i Përgjithshëm të Fakultetit të Shëndetit. Ky aktivitet u realizua në trajtën e një marshimi sensibilizues, me nisje nga Fakulteti i Shëndetit drejt Gjimnazit “Ali Demi” dhe synoi ndërgjegjësimin e komunitetit në lidhje me rëndësinë e mbrojtjes nga rrezatimi diellor dhe parandalimin e kancerit të lëkurës, për një jetë cilësore dhe të shëndetshme.
Faktori i vetëm më i rëndësishëm i rrezikut për melanomën e lëkurës është ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë.
Të gjithë faktorët e mëposhtëm janë faktorë rreziku për melanomën e lëkurës:
Ekspozimi i diellit gjatë gjithë jetës: njerëzit që punojnë jashtë gjatë ditës ose që zgjedhin të kalojnë pjesën më të madhe të kohës së lirë jashtë dhe janë të ekspozuar ndaj rrezeve ultravjollcë janë në një rrezik të shtuar të zhvillimit të melanomës.
Ekspozimi i përhershëm ndaj rrezeve intensive UV lidhet më fort me zhvillimin e melanomës sesa ekspozimi i vazhdueshëm ditor.
Një histori djegie nga dielli: një histori e pesë ose më shumë djegieve nga dielli me flluska, para moshës 20 vjeç, rrit shumë rrezikun.
Një histori e djegieve të rënda nga dielli në fëmijëri dhe adoleshencë mund të dyfishojë rrezikun e melanomës në moshën e rritur.
Ekspozimi ndaj rrezeve artificiale ultravjollcë, siç janë shtretërit për rrezatim: njerëzit që zgjedhin të përdorin shtretër për rrezatim rrisin ndjeshëm rrezikun e tyre për melanoma dhe të tjera.
Melanoma është forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.Melanoma nuk diskriminon sipas moshës, racës apo gjinisë.
Melanoma është më e trajtueshme kur zbulohet herët, prandaj jini proaktiv dhe kryeni vetë-ekzaminime të rregullta të lëkurës për të kërkuar nishane të reja ose të dyshimta dhe lezione të tjera dhe konsultohuni me një mjek dermatolog për të vlerësuar çdo ndryshim, prurit ose gjakderdhje në lëkurë.
Ekspozimi i pambrojtur ndaj rrezeve ultravjollcë është faktori i rrezikut më i parandalueshëm, prandaj:
- Kufizo kohën në diellin e mesditës
Per aq sa është e mundur, limitoni ekspozimin ndaj diellit gjatë orëve 10 deri në 16.
- Shikoni për indeksin UV
Ky burim i rëndësishëm ju ndihmon të planifikoni aktivitetet tuaja në natyrë në mënyra që parandalojnë ekspozimin ndaj rrezeve të diellit.
- Përdorni hije me mencuri
Kërkoni hije kur rrezet UV janë më intensive.
- Vishni veshje mbrojtëse
Një kapelë me një strehë të gjerë ofron mbrojtje të mirë dielli për sytë, veshët, fytyrën, shpinën ose qafën tuaj. Syze dielli që sigurojnë 99 deri 100% mbrojtje UV-A he UV-B do te zvogëlojnë dukshëm dëmtimin e syve nga ekspozimi i diellit.
- MOS HARRONI
Aplikoni një krem mbrojtës me spektër të gjerë të SPF 30+ dhe ri-aplikoni cdo dy orë, ose pas punës, notit, duke luajtur apo ushtruar jashtë.
Melanoma fletepalosje 4 Maj 2023