njoftime Njoftime FSHP

DITA NDËRKOMBËTARE E MAMISË

Në kuadër të DITES NDËRKOMBËTARE TË MAMISË Departamenti i Kujdesit Shëndetesor së bashku me studentet e degës mami organizuan një aktivitet në nderim të punës së mamive në maternitetin e Vlorës.

Fakulteti i Shëndetit në këtë aktivitet  vlerësoi vecanërisht një nga mamitë më të vjetëra në maternitetit Znj Drita Mustafa për mbështetjen në formimin professional të studenteve mami ndër vite .

Aktivitetin e gjallëroi edhe prezantimi nga studentët nëpërmjet detyrave të kursit në formën e pikturave dhe posterave në të cilat shprehën idetë dhe ndjesitë e tyre duke u mbështetur në njohurite e marra në lëndën Kujdesi për Nënën dhe Fëmijën. U dalluan dy punët e studenteve të vitit të tretë mami Mirsela Nikramaj dhe Fabiola Ymeraj.

Punët e studentëve u pëlqyen dhe u vlerësuan nga pjesëmarrësit.

Posterat dhe pikturat u dhuruan në Maternitetin e Vlorës dhe Fierit.