njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+mobilitete mësimdhënie/ trajnim në Universitetin e Bergamos (University of Bergamo) në Itali.

Thirrje për mobilitete mësimdhënie/ trajnim në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA 1 International Credit Mobility në Universitetin e Bergamos (University of Bergamo) në Itali.

 Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Bergamos (University of Bergamo ), Italy në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107, fton stafin e UV-së të aplikojë për mobilitet mësimdhënieje/trajnimi.

Numri i bursave për mobilitet mësimdhënieje: 1 (një), për (023) Gjuhë e huaj

Numri i bursave për mobilitet trajnimi: 1 (një), për (023) Gjuhë e huaj

Kosto e udhëtimit: 275 Euro

Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Dieta ditore: 160 Euro/ditë

Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” 2022

Kriteret për aplikim për mobilitet mësimdhënieje:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
  • Të jetë i fushës: (023) Gjuhë e huaj.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).

Kriteret për aplikim për trajnim:

  • Personel administrativ/ndihmësakademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).

Kriteret e përzgjedhjes së stafit:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore).
  • Eksperienca në punë.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit të Bergamos.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj (minimumi i kërkuar niveli B2)që vërteton njohjen e gjuhës angleze/italiane (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze/italiane.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Dorëzimi i dokumenteve të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

Afati i fundit i aplikimit është data  04/04/2022

Më shumë informacion rreth Universitetit të Bergamos mund ta gjeni në faqen e internetit: https://en.unibg.it/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_ (1)

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM (2)