njoftime Thirrje

Bursa Erasmus +për studentë pranë Universitetit të Gironës, Spanje

Thirrje për bursa trajnimi për studentë në kuadër të projektit KnowHub – “Lidhja e universiteteve dhe partnere te trete për të nxitur inovacionin rajonal dhe veprimtarinë sipërmarrëse”.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në kuadwr tw projektit “Lidhja e universiteteve dhe partnere te trete për të nxitur inovacionin rajonal dhe veprimtarinë sipërmarrëse-KnowHub”, me numer projekti 610093-EPP-1-2019-1-AT-EPPKA2-CBHE-JP, financuar nga programi Erasmus + CBHE, hap thirrjen për studentë për trajnim 2-javor pranë Universitetit të Gironës, Spanje. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e UV-së të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme. Të gjitha shpenzimet (kosto udhetimi + kosto qendrimi dhe dieta ditore) do të mbulohen nga projekti.

Numri i bursave për trajnim: 10 (dhjetë)

Periudha e trajnimit: 16- 27 Maj 2022

Qellimi i trajnimit: Rritja e njohurive, aftësive dhe potencialit inovativ të studentëve si dhe kuptimi i rëndësisë së mënyrës inovative të të menduarit.

Kriteret për aplikantët:

  • Të kete statusin e studentit ne UV ne ciklin e pare ose te dyte te studimit
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B1

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore.
  • Prioritet u jepet studentëve që nuk kanë marrë pjesë më parë në mobilitete gjatë një cikli studimi.
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë barazine gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Kerkese per aplikim.
  • Kopje të pasaportës.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze niveli B1 minimalisht (nëse e dispononi).
  • Letër motivimi.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtarë i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton se studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:

mechilli@univlora.edu.al – Koordinator i projektit

  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit 01/04/2022.

Procedura e përzgjedhjes së studentëve:

  1. UV ngre një komision Ad-Hoc, i cili do të vlerësojë studentët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje.
  2. Studentët fitues do të njoftohen prej SPMJ në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit Ad-Hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Për më shumë informacion rreth Projektit Know-Hub, klikoni në: https://knowhub.eu/, ose kontaktoni me koordinatorin e projektit Prof. As Enkelejd Mëhilli (mechili@univlora.edu.al ).

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!