njoftime

Workshop nga AUTH në mbështetje të kërkuesve

Universitetit Aristoteli në Selanik, Greqi në bashkëpunim me iniciativën “Inspireurope” për të mbështetur kërkuesit, do të organizojnë një Workshop Rajonal të Inspireurope në Evropën Juglindore, i cili do të mbahet më 31 mars 2022 në Selanik, Greqi. (Vendi: Qendra e Shpërndarjes së Kërkimeve të Universitetit Aristoteli-KEDEA).

Për shkak të kufizimeve të COVID-19, Ëorkshop-i do të mbahet në formë hibride (prezencë fizike dhe virtuale). Në përputhje me masat aktuale të shëndetit dhe sigurisë, pjesëmarrja fizike mund të jetë e kufizuar.

Aktiviteti do të bashkojë akademikë, përfaqësues të IAL-ve, OJQ-të, përfaqësues kombëtarë/BE, përfaqësues të shoqatave profesionale/industriale dhe kërkues së bashku me partnerët e projektit për të shkëmbyer përvojën dhe informacionin mbi mbështetjen dhe programet e financimit ekzistues, si dhe praktikat e mira për të promovuar bashkëpunimin në të gjithë Evropën në mbështetje të studiuesve në rrezik.

Më shumë informacion mbi aktivitetin e gjeni në linkun:

https://inspireurope.auth.gr/en/workshop2022