njoftime

Bashkëpunim mes Universitetit të Westfalisë dhe Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Drejt konkretizimit bashkëpunimi mes universitetit të Westfalisë dhe universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës.
Pas bashkëbisedimeve konsultative mes rektoratëve të dy universiteteve mbi degët dhe kurikulat bazë pritet të vendosen kornizat konkrete të bashkëpunimit. Programe studimi si turizmi, tregtia e logjistika apo dhe inxhinieritë mekanike e elektrike mbulojnë fushat më të rëndësishme ekonomike të të dy qyteteve, duke ofruar mundësi të shumta bashkëpunimi.
 Rektori i UV-ës, Prof.Doc. Roland Zisi, zhvilloi një bashkëbisedim me Konsullen e Nderit të Shqipërisë në Landin e Rinit të Veliut dhe Vestfalisë, Anduena Stephan.
Rektori Zisi dhe Konsullja Stephan shprehën kënaqësinë për nisjen e bashkëpunimit të shumë marrëveshjeve të tjera të Universitetit të Vlorës në kuadër të ndërkombëtarizimit.
Bashkëbisedimi u fokusua dhe në shkëmbimin e mendimeve edhe për takimin e ardhshëm me kolegët e universitetit të Bocholtit këtë pranverë, ku do të nisë dhe bashkëpunimi konkret mes universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe universitetit të Westfalisë.