Thirrje për mobilitet trajnimi në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA International Credit Mobility në Universitetin Anadolu (Anadolu University) në Turqi.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Anadolu (Anadolu University) në Turqi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA ICM, fton stafin e UV-së të aplikojë për mobilitet trajnimi.
Numri i bursave për trajnim: 1 (një)
Kosto e udhëtimit: 275 Euro
Dieta ditore: 140 Euro/ditë (Në total 980 EUR, ku 80% e grantit (1004 Eur) do të paguhen para mobilitetit dhe 20% (251 EUR) do të paguhen në të njëjtën llogari pas mobilitetit.
Periudha e mobilitetit: Mobiliteti është për një periudhë 5 ditore, përfshirë 2 ditë udhëtimi përgjatë Semestrit Pranverë 2022.
Kriteret për aplikim për staf akademik (trajnim):
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
- Të jetë prej Departamentit të Edukimit.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
Kriteret e përzgjedhjes së stafit:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së përcaktuar prej universitetit Anadolu.
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së përcaktuar prej universitetit pritës si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit Anadolu në Turqi.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2).
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën elektronike international@univlora.edu.al.
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, kati I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është data 10/02/2022.
Më shumë informacion rreth Universitetin Anadolu (Anadolu University) në Turqi mund ta gjeni në faqen e internetit: https://www.anadolu.edu.tr/en/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
Formular aplikimi staf akademik (1)