njoftime Thirrje

Bursa Erasmus + për mësimdhënie/ trajnim në Universitetin Ataturk (Ataturk University) në Turqi.

Thirrje për mobilitete mësimdhënie/ trajnim në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA International Credit Mobility në Universitetin Ataturk (Ataturk University) në Turqi.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Ataturk (Ataturk University) në Turqi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA ICM, fton stafin e UV-së të aplikojë për mobilitet mësimdhënie/trajnim.

Numri i bursave: – Staf akademik (mësimdhënie /trajnim): 5 (pesë)

  • Staf ndihmës akademik me karakter administrativ (trajnim): 2 (dy)

Kosto e udhëtimit: 275 Euro

Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut         https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Dieta ditore: 140 Euro/ditë

Periudha e mobilitetit: Mobiliteti është për një periudhë 5 ditore, përfshirë 2 ditë  udhëtimi përgjatë vitit akademik 2021-2022.

Kriteret për aplikim për staf akademi (mësimdhënie/ trajnim):

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
  • Të jetë fushave: Drejtësi, Matematik, Gjuhë dhe letërsi.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B1)

Kriteret për aplikim për staf ndihmësakademik me karakter administrativ (trajnim):

  • Personel ndihmësakademik me karakter administrativ i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B1).

Kriteret e përzgjedhjes së stafit:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas fushave të mëposhtme:

  • Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore).
  • Eksperienca në punë.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete.

Dhe duke respektuar numrin e bursave për çdo program studimi (1 bursë/program).

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit Ataturku (Ataturk University) në Turqi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B1). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori/ Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën elektronike international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, kati I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është data  10/02/2022.

Më shumë informacion rreth Universitetit Ataturk (Ataturk University) në Turqi mund ta gjeni në faqen e internetit: https://atauni.edu.tr/en/index

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

Formular aplikimi staf akademik (1)

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM_WATU (1)