Thirrje për mobilitete studimi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Jan Koçanovski në Kielce (Jan Kochanowski University in Kielce), Poloni.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Jan Koçanovski në Kielce, Poloni hap thirrjen për mobilitete studentësh në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e UV-së, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.
Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (UJK), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus+, komponenti KA1 për mobilitet studimi.
Numri i bursave për studim: 5 (pesë)
Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2021”
Bursa përfshin:
· Kompensimi mujor: 800 EUR/muaj
· Shpenzimet e udhëtimit: 275 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme: http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Kriteret për aplikantët:
Të jetë student i vitit të dytë/tretë në programin e studimit “Bachelor në gjuhë angleze”
Të jetë student në programet e ciklit të dytë të studimeve: “Master profesional në mësuesi për CLAB në gjuhë angleze” dhe “Master i shkencave në përkthim dhe interpretim”.
Kriteret e përzgjedhjes:
· Merita akademike.
· Kompetenca gjuhësore.
Në raste të barazisë në meritë akademike, prioritet do t’u jepet studentëve që:
1. u përkasin grupeve me sfond më pak të privilegjuar nga pikëpamja shoqërore, ekonomike, gjinore, racore, etnike dhe me aftësi ndryshe.
2. nuk kanë marrë pjesë më parë në mobilitete.
Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
o Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
· Formular aplikimi.
· Kopje të kartës së identitetit/ pasaportës.
· Transkript notash.
· Vërtetim studenti.
· Dokumente të tjera (nëse ka).
· Dëshmi që vërteton aftësinë e kufizuar.
· Dëshmi që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian.
· Dëshmi që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihme ekonomike ose bursë nga shteti.
KUJDES! Gjatë semestrit që do të kryejë mobilitetin në universitetin pritës, studenti duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kredite të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës (UJK), mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.
Më shumë informacion rreth universitetit pritës Jan Koçanovski në Kielce do të gjeni në linkun: https://ujk.edu.pl/
Dorëzimi dhe afatet e aplikimit:
– Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 14/06/2021.
– elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën: international@univlora.edu.al dhe cc në adresën: armela.panajoti@univlora.edu.al;
Procedura e përzgjedhjes:
· UV ngre një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje.
· Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
· Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
· UV përcjell listën e kandidatëve të nominuar, si dhe gjithë dokumentacionin e kërkuar pranë UJK.
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin akademik të marrëveshjes Prof. As. Armela Panajotin në adresën elektronik armela.panajoti@univlora.edu.al dhe/ose Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e-mailit international@univlora.edu.al.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!