Edicioni i 3-të i Shkollës Verore të Universitetit Perëndimor të Timishoarës, Rumani

njoftime Thirrje

 Edicioni i 3-të i Shkollës Verore të Universitetit Perëndimor të Timishoarës, Rumani

Universiteti Perëndimor i Timishoarës në Rumani (West University of Timisoara) organizon edicionin e 3-të të Shkollës Verore në periudhën 30 Gusht – 12 Shtator 2021.

Aktiviteti multi dhe ndër disiplinor synon tu ofrojë studentëve të programit Bachelor dhe Master mundësinë e pjesëmarrjes në një program studim/trajnim dy javor, i cili do të zhvillohet në një format online për shkak të situatës mbi parandalimin e masave kundër  COVID-19 (koronavirus).

Studentët mund të zgjedhin një varietet kursesh që pasqyrojnë karakterin gjithëpërfshirës të universitetit.

Aktiviteti ka një tarifë prej 50 Euro për pjesëmarrjen në të dhe aplikimet mirëpriten deri më 16 Korrik 2021.

Më shumë informacion mbi aktivitetin dhe aplikimin e gjeni në linkun:

https://ri.uvt.ro/west-university-of-timisoara-late-summer-school-3rd-edition/?lang=en

 

Flyer_WUT (Late) Summer School online_2021