[:sq]Thirrje për mobilitete mësimdhënieje në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Piteshtit në Rumani (“University of Pitesti”)
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Piteshtit në Rumani (University of Pitesti) hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1. Ftohen të aplikojnë stafi i UV-së të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.
Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)
Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2021”
Mobiliteti i stafit për mësimdhënie është për një periudhë 5 ditore për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021 pranë Departamentit të Zbatimit të Gjuhëve Bashkëkohore dhe Departamentit të Gjuhë – Letërsisë Anglofone.
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.
Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.
Kriteret për aplikim për mësimdhënie:
- personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV ;
- fusha: gjuhë e huaj (anglistikë);
- përvojë, meritë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
- argumentim i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Titulli akademik/ Grada shkencore
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
– Plani i punës i propozuar; (staff mobility agreement).
– Vjetërsia në punë;
– Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit;
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë);
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
- CV vetjake në gjuhën angleze;
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
- Plani i punës i propozuar (Staff mobility agreement. Dokumentin e gjeni më poshtë).
Procedura e përzgjedhjes:
UV ngre një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje..
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- UV përcjell listën e kandidatëve të nominuar, si dhe gjithë dokumentacionin e kërkuar pranë UPIT.
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Afatet e aplikimit:
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen:
- elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al dhe cc në adresën bledar.toska@univlora.edu.al ;
- dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 15/01/2021.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin akademik të marrëveshjes Prof. As. Bledar Toska në adresën e e-mailit: bledar.toska@univlora.edu.al dhe/ose Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
Formular aplikimi staf akademik
mobility-agreement-teaching_en (1)[:]