Aktivitete njoftime Njoftime FSHP

MBËSHTETJA E FAKULTETIT TË SHËNDETIT NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE, 1 QERSHORIT

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Fakulteti i Shëndetit, Universiteti Ismail Qemali, së bashku me studentët e vitit të tretë Infermieri e Përgjithshme, vazhdoi traditën e përvitshme duke qenë pranë fëmijëve në këtë ditë të vecantë për ta. Ndryshe nga vitet e tjera , këtë vit menduam të ishim pranë fëmijëve të hospitalizuar në Spitalin Rajonal Vlorë në repartin e Pediatrisë. Sot është dita e fëmijëve dedikuar tërësisht buzëqeshjeve dhe lumturisë së vogëlushëve kudo në botë. Kjo ditë lumturon fëmijët dhe prindërit e tyre kur shohin fëmijët të buzëqeshur.

T’u mundësojmë atyre një fëmijëri të lumtur, një fëmijëri të shëndetshme fizikisht e mendërisht, një fëmijëri me mundësi edukimi e arsimimi sa më cilësor.

Çdo ditë që kalohet me fëmijë është e bekuar! Fëmijët janë ata që i japin vlerë çdo gjëje në jetë. Ata  janë e ardhmja e vendit. CDO DITË FËMIJËT DUHET TA KENË 1 QERSHOR.