njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për studentë në Universitetin Sulejman Demirel në Turqi

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Sulejman Demirel në Turqi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë mobilitet studimi.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë dhe të dytë në “Business Management”
  • Kohëzgjatja: 5 muaj
  • Numri i kuotave: 1
  • Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2024” i vitit akademik 2024-2025
  • Bursa: 800 Euro/muaj
  • Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Të interesuarit DUHET të plotësojnë formularin e aplikimit online në linkun https://docs.google.com/forms/d/1VuttvH6IvCibHKyQmZdnqW8jX8omxX3dEAARw_I4REg/edit , si dhe të ngarkojnë të gjitha dokumentet mbështetëse të kërkuara në gjuhë angleze ose turke (lista e notave, vërtetimi studentit, çertifikata e gjuhës së huaj, karta identitetit ose pasaporta dhe fotografi) sipas informacionit të dhënë në dokumentin bashkëlidhur kësaj thirrje.

Një kopje e dokumentave, të cilat do të ngarkohen në aplikimin online, duhet të dërgohen dhe në adresën elektronike international@univlora.edu.al

Studentët do të përzgjidhen prej Universitetit Sulejman Demirel.

Afati i aplikimit deri më 20/05/2024

 

ANNOUNCEMENT ERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY KA171 (2022 PROJECT) FOURTH SELECTION PROCEDURES FOR INCOMING STUDENTSasa