njoftime Thirrje

KONGRESI I SHKENCAVE NATYRORE, MJEKËSORE DHE TEKNOLOGJIVE | 15-17 MAJ 2024, UT

Universiteti i Tetovës më 15-17 Maj 2024 do të organizojë Kongresin e shkencave natyrore, mjekësore dhe teknologjive. UV është bashkëorganizator në këtë konferencë. Në kuadër të këtij Kongresi, do të mbahen:

1.      Konferenca 9-të e Shkencave Sportive (https://sites.google.com/unite.edu.mk/sport-conference/)

2.      Konferenca 8-të e Shkencave të Aplikuara (https://sites.google.com/unite.edu.mk/applied-sciences-conference/)

3.      Konferenca 7-të e Shkencave Mjekësore (https://sites.google.com/unite.edu.mk/medical-sciences/)

4.      Konferenca 6-të e Shkencave Natyrore dhe Matematikës (https://sites.google.com/unite.edu.mk/fnsm-conference/)

5.      Konferenca 4-të e Shkencave të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit (https://sites.google.com/unite.edu.mk/ftuu).

6.      Konferenca e 2-të për Sistemet e Qëndrueshme Bujqësore (https://sites.google.com/unite.edu.mk/facultyofagricultureandbiotech)

Informacione me rëndësi:

·  Dërgimi i abstrakteve (vetëm në gjuhën angleze) bëhet nëpërmjet e-mailit rms@unite.edu.mk, më së voni deri më 03 Maj 2024. 

·  Stafet akademike të Universitetit të Tetovës si dhe universiteteve të tjera partnere të Kongresit, janë të liruar nga kuotizimi. 

·  Personat që dëshirojnë të marrin pjesë si dëgjues pasiv në konferencën e shkencave mjekësore duhet të kryejnë pagesën e tyre në përputhje me kushtet e përcaktuara në faqen zyrtare të konferencës(https://sites.google.com/unite.edu.mk/medical-sciences/registration?authuser=0). Pas kryerjes së pagesës, duhet të regjistrohen në këtë link: https://forms.gle/U2xd89F6Z9bBAxXF7

 

Ngaqë UV është bashkëorganizator, pjesmarrja e stafit është pa fee.

Call for abstracts-1