njoftime

Bursa për kurse të gjuhës gjermane në Bavari 2024

Institucionet e arsimit të lartë bavarez ofrojnë bursa për kurse të gjuhës gjermane gjatë vitit 2024. Bursat përfshijnë tarifat e shkollimit, akomodimin dhe ushqimin.

Studentët dhe akademikët e rinj të të gjitha disiplinave, të cilët zotërojnë të paktën niveli B1 nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina mund të aplikojnë për bursa për kursin veror BAYHOST. Në momentin e aplikimit studentët duhet të kenë përfunduar të paktën dy semestra të tërë në një institut të arsimit të lartë dhe të japin notat përkatëse. Aplikantët duhet të kenë shtetësinë e një prej vendeve të pranueshme.

Afati i fundit i aplikimit është 21 Mars 2024. Aplikimet duhet të dorëzohen ekskluzivisht përmes formularit tonë online.

Më shumë informacion gjendet dhe në broshurën e publikuar në linkun:

https://www.uni-regensburg.de/assets/bayhost/de/Werbemittel/online_sheet_bayhost_incoming.pdf