njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për studentë Universitetin Teknik të Rigës (Riga Technical University) në Letoni

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Rigës (Riga Technical University) në Letoni, në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi.

Lloji i mobilitetit përfshin:

– Shkëmbimin e studentëve për studim.

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 4 (katër) për Shqipërinë

– Periudha e mobilitetit: Semestri Pranverë i vitit akademik 2023-2024.

– Bursa: 800 Euro/ muaj.

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikantët:

  • Të jetë student “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë).
  • Të jetë student “Master”.
  • Të jetë student në një prej programet e studimit si më poshtë vijon:

(0410) Business and Administration

  1. Bachelor në Administrim Biznesi
  2. Master në Administrim Biznesi

 

(0610) Information and Communication Technologies,

  1. Bachelor në Informatikë
  2. Bachelor në Shkenca Kompjuterike
  3. Bachelor në Teknologji Informacioni
  4. Master Shkenca Kompjuterike

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për

Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, si dhe kritereve të përcaktuar nga Universiteti pritës.

  • Merita akademike: Mesatarja e notave minimum 6.5
  • Kompetenca gjuhësore : Niveli i njohurisë së gjuhës Angleze minimumi B2
  • Letër motivimi

Kritere të tjera shtesë:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi E+KA1, si dhe atyre që ju përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2 (nëse e dispononi).
  • Letër motivimi.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën:

international@univlora.edu.al

  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 05/10/2023

Procedura e përzgjedhjes:

  • Faza e Nominimit
  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët aplikues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it mbi rezultatet e renditjes.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë pranë Universitetit Teknik të Rigës.

2) Faza e përzgjedhjes nga universiteti pritës

  • Studentët e nominuar do të njoftohen nga koordinatori Erasmus+ në RTU për të plotësuar aplikimin online të RTU-së.
  • Kandidatët do të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme mbështetëse në platformën e aplikimit online.
  • Studentët e aprovuar me kusht do të njoftohen dhe intervistohen nga RTU
  • Kandidatëve të suksesshëm do t’u jepen udhëzime për të përgatitur Marrëveshjen Mësimore në bashkëpunim me koordinatorin Erasmus+ në UV.

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Më shumë informacion për universitetin pritës gjendet në linkun në vijim:

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI STUDENT _ RIGA